Endrit Braimllari, i mandatuari deputet nga radhët e LSI-së për katër vitet e ardhshme në Parlament, ka mbajtur fjalën e tij të parë në foltore.
Braimllari e ka nisur fjalën e tij duke vlerësuar rëndësisnë e pjesëmarrjes së të rinjve në politikë si edhe dëshira e të rinjve shqiptasrë për t’u larguar nga Shqipëria.
Ndërsa uron të gjithë deputetët e rinj në Parlament që të tregohen të denjë për besimin që qytetarët u kanë dhënë përmes votës, Braimllari shprehet se asjo që i duhet qeverisë është një plan për të ndaluar shpopullimin që po i bëhet Shqipërisë.
“Ne sot jemi mbledhur në këtë seancë për të diskutuar atë që duhet të ishte programi qeverisës për 4 vitet në vijim. vendi ndodhet në një situatë shumë të vështirë. Gjithmonë e më shumë shqiptarë të pashpresë e shohin të pamundur ta ndërtojnë këtu të ardhmen dhe vendosin të ikin. Është e frikshme shifra e të rinjve që duan të ikin nga atdheu i tyre. Dhe kjo situatë do të kërkonte një ndërhyrje emergjente, me një program dhe më një plan konkret për zhvillim ekonomik dhe punësim, për avancimin e procesit të integrimit të vendit. Na duhet një plan që të ndalojmë shpopullimin e Shqipërisë. Dhe në vend të këtij plani mazhoranca e dalë nga votat e blera të 25 qershorit tallet më parlamentin, tallet me të gjithë shqiptarët dhe sjell në këtë seancë për votim një pamflet.”, shprehet Braimllari.
FJALA E PLOTË E BRAIMLLARIT
Të nderuar kolegë deputetë!
Sot është fjala ime e parë në këtë foltore dhe për një të ri të jetë përfaqësues i kombit të tij ne tempullin e demokracisë është një privilegj dhe nderim i madh. Në të gjitha demokracisë e zhvilluara të botës perëndimore, kah ne shqiptarët aspirojmë të shkojmë, rinia në politikë dhe vendimmarrje është një aset i çmuar, është një energji e jashtëzakonshme zhvillimi. Ideali dhe pasioni i të rinjve e bën politikën më të mirë, më pak burokratike dhe më idealiste. Dhe kur bëhet fjalë për një vend si Shqipëria, për situatën në të cilën zhvillimi demokratik dhe ekonomik ndodhet, ku oligarkia dhe krimi janë në koalicion të përhershëm më politikën e vjetër, kontributi i të rinjve dhe idealizmi i tyre bëhet një domosdoshmëri.
Ndaj shpresoj që unë dhe të gjithë kolegët e mi deputetë të rinj të LSI-së të jemi të denjë për këtë nderim të madh që na kanë bërë shqiptarët, në veçanti të gjithë ata të rinj dhe të reja, që me votën e tyre heroike më 25 qershor na dhanë mundësinë mua dhe kolegëve të tjerë të LSI-së të jemi këtu në mbrojtje të interesave të tyre.
Jo më kot e quajta votën e tyre për LSI-në një votë heroike, dhe mbi 225 mijë shqiptarët që na votuan, heronj. I quaj heronj sepse të gjithë ne ishim dëshmitarë të asaj çfarë ndodhi në zgjedhjet e kaluara. 25 qershori prodhoi një nga ditët më të zeza të shenjtërisë së votës së lirë dhe të demokracisë në vend. Zgjedhjet e 25 qershorit ishin zgjedhjet më të turpshme të zhvilluara në këto 26 vite pluralizëm, pas atyre të vitit 1996. Ishte një proces zgjedhor ku shqiptarët u gjenden nën presion, të dhunuar, nën pushtetin e bandave të krimit, nën pushtetin e parave të drogës. Rilindja dhe krimi blenë dhe manipuluan votat, duke i dhënë kështu një goditje të rëndë të ardhmes evropiane të Shqipërisë
Të nderuar kolegë!
Ne sot jemi mbledhur në këtë seancë për të diskutuar atë që duhet të ishte programi qeverisës për 4 vitet në vijim. vendi ndodhet në një situatë shumë të vështirë. Gjithmonë e më shumë shqiptarë të pashpresë e shohin të pamundur ta ndërtojnë këtu të ardhmen dhe vendosin të ikin. Është e frikshme shifra e të rinjve që duan të ikin nga atdheu i tyre. Dhe kjo situatë do të kërkonte një ndërhyrje emergjente, me një program dhe më një plan konkret për zhvillim ekonomik dhe punësim, për avancimin e procesit të integrimit të vendit. Na duhet një plan që të ndalojmë shpopullimin e Shqipërisë. Dhe në vend të këtij plani mazhoranca e dalë nga votat e blera të 25 qershorit tallet më parlamentin, tallet me të gjithë shqiptarët dhe sjell në këtë seancë për votim një pamflet.
Dëgjuam nga kryeministri programin qeverisës që me thënë të drejtë nuk ka lidhje me zhvillimin evropian të vendit. Që fraza bashkëqeverisje me qytetarët është thjesht një slogan për konsum mediatik. Qeverisja e vërtetë është me oligarkët e koncesioneve. Kjo qeveri nuk përfaqëson interesin qytetar sepse është shume e thjeshtë ka ardhur me votat e blera, me paratë e krimit dhe tani do të konsumojë politikë në shërbim të kësaj bote. Sigurisht i duhet të kthejë nderin që iu bë më 25 qershor sepse kjo qeveri është e kapur kokë e këmbë.
Dhe e ka të pamundur të përfaqësojë qytetarin e thjeshtë, të moshuarin, shtresat në nevojë, nxënësin apo studentin por përfaqëson arrogancën e pushtetit, oligarkët dhe krimin e organizuar. Janë zhytur në tepsinë e pisët dhe nuk dalin prej andej derisa t’i marrin dhe qindarkën e fundit këtij populli.
Sot flitet për një qeveri të vogël, e cila ën fakt nuk është asgjë më shumë se sa një strukturë që qëllimin kryesor ka kontrollin efikas nga një dorë e vetme, nga ajo e kryeministrit. Qeveri e vogël për kryeministrin tonë do të thotë korruspion i madh. Unë e kuptoj që sot shumë ministra ndjehen në siklet sepse nuk do arrijnë të shpalosin aftësitë e tyre sepse çdo gjë do jetë e centralizuar dhe e kontrolluar nga zyra kryeministrore dhe ato do jenë ministra vetëm për firme
Të gjithë ne besoj e kemi lexuar këtë program dhe askush nuk është në gjendje të kuptojë se cilat janë prioritetet në 4 vitet në vijim, si do ta realizojmë zhvillimin ekonomik, si t’i mbështesim grupet vulnerabël, si të rrisim punësimin apo investimet? Nuk është program por është një pamflet i cili nuk e ndihmon Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit evropian, nuk zhvillon ekonominë, nuk hap vende pune, nuk lufton korrupsionin, nuk rrit sigurinë dhe rendin publik, nuk zbut varfërinë.
Dhe në fakt si mund t’i japë përgjigje këtyre plagëve të shoqërisë shqiptare një qeveri e cila është e lidhur fort me oligarkinë, që nuk i llogarit fare shqiptarët e varfër. Si mundet të japë këto përgjigje një mazhorancë, e cila nuk është asgjë më shumë sesa një bashkim i një grupi shumë të vogël interesash klienteliste, korruptive dhe kriminale. Ky i ashtuquajtur program nuk mund të jetë i një qeverie të majtë sepse mëton të zgjerojë koncesionet e mëdha që shesin shtetin, vazhdon t’i japë privilegje oligarkisë dhe nuk ndihmon njerëzit e thjeshtë.
Problemi është tek sistemi që kërkon të ndërtojë kjo qeveri, një sistem perfekt korruptiv, qark i mbyllur dhe i kontrolluar nga një dorë vetme, ajo e kryeministrit. Detyra jonë është të zhbëjmë këtë sistem që po ndërtohet dhe misioni më i madh i takon deputeteve të rinj të këtij parlamenti, qofte të djathë apo të majtë. Duhet të shkatërrohet ky sistem dhe mesazhi më i mirë që ne të gjithë mund t’i japim qytetarëve që na kanë votuar është beteja e përbashkët kundër këtij sistemi që e varfëron Shqipërinë dhe shëndosh oligarkinë. Kjo nuk është një bashkëqeverisje me qytetarin por bashkëqeverisje me oligarkët.
Të nderuar kolegë
Çdo ditë kronikat e lajmeve dhe faqet e gazetave më prestigjioze evropiane janë të mbushura me tonë drogë që dalin nga Shqipëria. Imazhi i Shqipërisë është tashmë i nxirë më shumë se kurrë. Tonelatat e drogës shqiptare kanë pushtuar Evropën. Në 4 vite Edi Rama bashkëpunoi ngushtë me grupet kriminale, duke lejuar mbjelljen dhe kultivimin e kanabisit. Edi Rama në 4 vite udhëhoqi rrjetet dhe grupet kriminale me qëllim shfrytëzimin e tyre dhe paratë e krimit për fushatë elektorale. Megjithatë bosi i drogës vazhdon me shoë-n e tij mediatik ndërkohë që Shqipëria fundoset gjithmonë e më shumë në pasiguri dhe bën lajmin kryesor në mediat evropiane. Bosi i drogës tani kërkon të luftojë trafikun e drogës, me një task-forcë që nuk ekziston. Në të vërtetë ajo funksionon vetëm si bordero pagash për kultivuesit dhe trafikantët.
Të nderuar kolegë!
E gjithë kjo panoramë na bën të kuptojmë se shqiptarët i presin ditë të vështira me këtë mazhorancë. Ndaj ata presin nga opozita të jetë misionare në këto kohë të vështira. Një opozitë, e cila të mos bëjë kompromis mbi interesat e tyre, por të jetë stoike në mbrojtje të interesave më të lartë të vendit. Shqiptarët presin një opozitë që të denoncojë çdo lidhje të qeveritarëve më krimin, të denoncojë korrupsionin, të denoncojë kapjen e shtetit nga mafia. Duhet një opozitë misionare që t’i bëjë ballë këtij rreziku që i kanoset vendit. LSI e ka marrë përsipër këtë mision, misionin e opozitës së vërtetë që meritojnë shqiptarët. Këtë mision na e kanë ngarkuar bashkatdhetarët tanë. Na e ngarkuan ata 225 mijë votuesit heronj. Mazhoranca nuk fakt përfaqëson këtu minorancën sepse nën pushtetin e dhunës arriti të marrë vetëm 20 për qind të votave të shqiptarëve. Ne kemi në krah shumicën e shqiptarëve. Ka ende shpresë sepse 80% e shqiptarëve vijojnë të besojnë dhe shpresojnë tek ai vizioni i rilindësve të vërtetë, për një Shqipëri të begatë dhe evropiane, dhe jo rilindjes së krimit dhe bandave. (D.D/Shuplaka)