19:39 | 18/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Fjalimi i Ramës në Pejë, reagon ashpër ish-presidenti: Vulgar, i çartur, skandaloz…

14:47 | 26/11/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pyetja e gazetarit kosovar nervozon Ramën: Ku e dëgjove ti? Jam këtu unë, po s’besove hajde të më prekësh…

Pas fjalimit të kryeministrit Rama në mbledhjen e dy qeverive, të asaj të Shqipërisë dhe Kosovës në Pejë, ka reaguar dhe ish-presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani.

Përmes një regimi në ‘Facebook’ Nishani e ka quajtur fjalimin e Rams si vulgar, të çartur dhe skandaloz.

“Fjalori skandaloz, vulgar dhe i çartur që Kryeministri i Shqipërisë rrodhi në takimin dhe aktivitetet zyrtare midis qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës në Pejë, ishte pjesa më pak problematike.
Kjo për një fakt të thjeshtë ! “, shkruan Nishani.

Nishani thotë se Rama më shumë sulmoi dhe lëshoi fyerje ndaj Bashkimit Evropian se sa denoncoi dhe dënoi qëndrimet ekstremiste dhe hegjemoniste të Serbisë mbi Kosovën e mbi të gjithë Rajonin.

Sipas tij, “Këtë herë, ky kryeministër shkoi ne Pejë për të shpallur Europën si armike të Kosovës dhe Serbinë si partnere të mundëshme strategjike të Shqipërisë!”.

“Kryeministri i Shqipërisë, nga Peja, më shumë sulmoi dhe lëshoi fyerje ndaj Bashkimit Evropian se sa denoncoi dhe dënoi qëndrimet ekstremiste dhe hegjemoniste të Serbisë mbi Kosovën e mbi të gjithë Rajonin”, shkruan Nishani ne nje shenim ne faqen e tij ne Facebook.

Postimi i plotë:

Fjalori skandaloz, vulgar dhe i çartur që Kryeministri i Shqipërisë rrodhi në takimin dhe aktivitetet zyrtare midis qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës në Pejë, ishte pjesa më pak problematike.
Kjo për një fakt të thjeshtë !
Atë nëse kemi parasysh, individin që e mbart postin e Kryetarit të Qeverisë Shqiptare.
Jo thjesht djallëzore, por e turpëshme dhe e dënueshme ishte pjesa përbajtësore e tezave të këtij kryeministri, qoftë në raportet Shqipëri-Kosovë, qoftë në kontekstin rajonal.
Fjalimet dhe deklaratat e Kryeministrit të Shqipërisë ishin fund e krye një retorikë pa asnjë objektiv të qartë, pa asnjë raportim të angazhimeve të mëparshme në sa e sa takime e vizita të ndërsjellta.
“Mbështesim masat e marra të Kosovës ndaj Serbisë”, tha Kryeministri i Shqipërisë !
Po si, qysh, me çfar aktesh ? Hic ! Asgjë !
Të thuash që ka vajtur atje i papregatitur është të neglizhosh të vërtetën e hidhur.
Ka 5 vjet, që sa herë takohet me autoritetet e Kosovës, sa herë bën mbledhje qeverie deklaron se ; “ do të unifikojmë doganat” !!
Asgjë konkrete në 5 vite !
Përsëri të njëjtën deklaratë retorike edhe sot në Pejë.
Ajo çka ishte më e rënda, ishte vijimi i tentativave nga Kryeministri i Shqipërisë për të fshehur praktikat destabilizuese të Serbisë ndaj Kosovës dhe gjithë rajonit në tërësi.
Kryeministri i Shqipërisë vijon platformën e tij pro serbe e antirajonale që ka inicuar që nga dita e parë e hyrjes së tij në zyrën e Kreut të Qeverisë.
Ai vazhdon ta paraqesë Serbinë si një partnere model me Shqipërinë dhe jo aq të mirë me Kosovën !!!
Kjo tezë Ramiste nuk është gjë tjetër veçse një vasalitet i shëmtuar ndaj platformës së hegjemonisë Serbe në Ballkan.
Politikat, përpjekjet, investimet e gjithëfarllojshëme të Serbisë për destabilitetin e Ballkanit nuk janë thjesht “papajtueshmëri me Kosovën” por minim i stabilitetit, qetësisë e sigurisë të të gjithë popujve dhe vendeve të rajonit, përfshirë dhe Shqipërinë.
Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe të gjitha vendet e tjera të rajonit kanë dëshmuar tashmë në mënyrë të konsoliduar se janë për mirëkuptimin, bashkëpunimin, respektin reciprok dhe integrimin Euro-Atlantik.
Kryeministri i Shqipërisë nuk mundi ta thoshte dot këtë dhe të denonconte manovrat krejt në kah të kundërt të të vetmit vend të këtij rajoni, Serbisë, e cila vijon të mos heq dorë nga tentativa për hegjemoni ndaj të gjithë të tjerëve.
Kryeministri i Shqipërisë flet për projekt “partneriteti strategjik të Shqipërisë me Serbinë”, por ajo të mos i kërkoj Kosovës të citojë “Metohinë” !!!!
Ky na qenka problemi që po shkaktoka Serbia ????
O tempora ! O mores !!!
Kryeministri i Shqipërisë, nga Peja, më shumë sulmoi dhe lëshoi fyerje ndaj Bashkimit Evropian se sa denoncoi dhe dënoi qëndrimet ekstremiste dhe hegjemoniste të Serbisë mbi Kosovën e mbi të gjithë Rajonin.
Këtë herë, ky kryeministër shkoi ne Pejë për të shpallur Europën si armike të Kosovës dhe Serbinë si partnere të mundëshme strategjike të Shqipërisë !
O tempora ! O mores !

(B.H/Faxweb)

Etiketa: Bujar Nishanifjalimipejerama
Pas

Rama bën të “fortin” me Haradinajn, i kap dhunshëm dorën (VIDEO)

Para

Deklaratat nacionaliste të Ramës, reagon ashpër deputeti: Pazarxhi, antishqiptar, serbomadh…

Para
Rama shpërthen: Portalistë e analistë të korruptuar, aty po proteston grupi i gatshëm. Të paditur, dallkaukë, me dreqin…

Deklaratat nacionaliste të Ramës, reagon ashpër deputeti: Pazarxhi, antishqiptar, serbomadh...

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Lojtari më i mirë në Serie A? Mendoj se është De Bruyne”

Raporti i Bankës Botërore: Djegia e gazit shkaktoi 389 milionë ton ndotje shtesë gjatë vitit 2024

Putin dhe Erdogan zhvillojnë një bisedë telefonike: Konfliktet e reja në Siri kërcënojnë të gjithë rajonin

“Lufta” për mandatin e deputetit, Lapaj i shtrin dorën Shabanit: Gati të vazhdojmë punën për zgjedhjet vendore

Kremlini reagon pas masave të reja të Perëndimit: Rusia ka zhvilluar imunitet ndaj sanksioneve të BE-së

Shpërthim në qendrën e trajnimit të Policisë në Los Angeles, raportohet për tre të vdekur

Vrasja m*kabre e Ilaria Sulës nga ish i dashuri, Prokuroria e Romës kërkon gjykim të menjëhershëm për Mark Samson! Babai i 22-vjeçares: Drejtësia të vihet në vend

Programet e strehimit social, 1.44 mln euro për subvencionimin e interesave të kredive dhe qiratë

Protestuesit përplasen me policinë jashtë një hoteli me azilkërkues në Angli, plagosen tetë efektivë

Pogradec/ Përfshihet nga zjarri një sipërfaqe me bimësi në fshatin Çërravë, era favorizon flakët

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.