20:35 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Fjalor i ri dhe ligj për ruajtjen e Gjuhës Shqipe, akademiku: Dikur populli shqiptar analfabet, por fliste bukur, sot kanë shumë diploma por flasin keq

15:51 | 06/01/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Fjalor i ri dhe ligj për ruajtjen e Gjuhës Shqipe, akademiku: Dikur populli shqiptar analfabet, por fliste bukur, sot kanë shumë diploma por flasin keq

Gjuha Shqipe prej 14 vitesh nuk ka një fjalor të ri, por duket se Akademian e Shkencave të Shqipërisë do të propozojë hartimin e një fjalori të plotë në gjuhën shqipe dhe të një ligj për ruajtjen dhe zhvillimin e saj.

Ky pritet që të jetë prioritet i ASHSH në këtë vit të ri, teksa mësohet se kryetari Skënder Gjinushi do t’i propozojë qeverisë miratimin e këtij ligji që për akademikun Gjovalin Shkurtaj, duhet bërë një orë e më parë.

“Nëse s’e mbrojmë ne gjuhën shqipe, s’ka kush ta mbrojë tjetër. Në fushën e albanologjisë, Shqipëria dhe Akademia e Shkencave duhet që të jetë në avangardë. Në këtë drejtim duhet një ligj, edhe një fjalor i plotë. ASH ka bërë projekte më parë, por do t’i rishikojë dhe riprozojë, me ligj edhe me vendime të Këshillit të Ministrave për gjuhën në institucionet publike”, është shprehur Gjinushi.

Akademiku dhe gjuhëtari Shkurtaj shton se ky ligj do të preke institucionet, që shpeshherë nuk kanë as korrektor edhe as redaktor.

“Besoj se është një gjë e dëshirueshme, jo vetëm për mua, por për cilido shqiptar që do të mirën e Shqipërisë edhe ka krenari se është shqiptar. Sa mirë do të ishte që të flasim shqip, të kujdesemi për gjuhën edhe para se të themi fjalën ta mendojmë mirë. Do të dëshiroja që viti 2020 të jetë një vit i këndelljes për gjuhën shqipe. Populli shqiptar ka një pasuri fjalësh edhe shprehjesh, është një popull që ka qenë analfabet, por fliste bukur, ndërsa sot ka më shumë diploma edhe flitet më keq…” ka pohuar Shkurtaj.

Fjalori i fundit i Gjuhës Shqipe, me rreth 48 mijë fjalë është botuar në vitin 2006 nga Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë.

Etiketa: Akademia e Shkencavefjlaor i gjuhes shqipepas 14 vitesh
Pas

“Nuk jam mandatuar ende”, Albin Kurti pas takimit me Thaçin: Është në dorën e LDK-së, jemi në limitet e kohës

Para

“Alienët ekzistojnë”, çudit astronautja: Ata janë pranë nesh në tokë, por ne nuk i shikojmë

Para
“Alienët ekzistojnë”, çudit astronautja: Ata janë pranë nesh në tokë, por ne nuk i shikojmë

“Alienët ekzistojnë”, çudit astronautja: Ata janë pranë nesh në tokë, por ne nuk i shikojmë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shtetasi francez zhduket nga trageti, operacion kërkimi i përbashkët italo-shqiptar në det të hapur

Aksident tragjik në Itali/ Kamioni përplaset me disa automjete, tre të vdekur dhe 15 të plagosur

Pezullimi i Kuvendit, shpresë tek Kushtetuesja për t’i dhënë fund krizës politike

Netanyahu merr vendim për pushtimin e plotë të Gazës, në plan përfshihen operacionet në zonat ku mbahen pengje

Pritet të futet në fuqi pas dy javësh/ Autoritetet amerikane do të kërkojnë garanci deri në 15,000 dollarë për viza të caktuara turistike

Nëna fsheh vajzën 2 vjeçare në valixhe dhe e fut në bagazhin e autobusit

Kurti njofton në serbisht: 121 vende pune të hapura në Ujësjellësin Rajonal “Mitrovica” në veri

7 avionë misteriozë mbi klubin e golfit të Trump, ushtria amerikane ngre avionët luftarakë

Italia gjobit me 1 milion euro gjigantin kinez të modës Shein

Stuhia “Floris” godet Britaninë dhe Irlandën, mijëra familje mbeten pa energji elektrike

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.