Nga Artan Fuga
Kur dëgjon se fjalori i politikës është transformuar nga ai sektorit të mbjellje-korrjeve të drogës, hashash, hashash, hashash, në fjalor shoferash, zanat që në vetvete nuk ka të keqe, më kujtohet një vjershë që e thoshim në vegjëli:
O shofer, shofer kamioni,
nga t’çon rrota s’ t’çon timoni!
Ose një këngë tjetër :
Me timon, pa timon,
shoferi ynë është kampion!
Ndërkaq më kujtohet veç filmit me Lezen, edhe një këngë që këndohej te emisioni i ushtarit aty nga ora 13°°, çdo të dielë, pas emisionit “Heroizmi i popullit tonë ndër shekuj” :
Ty, ty, yyyyyy, bie boriaaaaaaa
mos u trembni dhentë e mia,
Skodaaaaa imeeeeeee ju don fort!
Kështu që poqese puna po bëhet me terminologji elektroautoje, duhet pasur parasysh se sot kanë dalë edhe vetura prodhim i googlit që vetëtelekomandohen si robota, pa shofer dhe pa timon fare, ose ka edhe tramvaje që ecin nëpër shina ku timoni nuk ka fare rëndësi, kurse destinacionin nuk e cakton fare shoferi,
sikurse ka edhe vetura ku problem nuk është thjesht timoni, as destinacioni, sepse mbi të gjitha duhet ditur lloji i karburantit, a ka apo jo motorr vetura,
e mbi të gjitha kanë rëndësi pasagjerët, jo shoferi.
E kur hyjnë në kujtesë pasagjerët, më rikujtohet kënga :
Ty, ty, tyyyyyyyyyy,
bie boriaaaaaaa,
mos u trembni dhentë e miaaaaaaa,
skodaaaaaaaaa ime ju don foooooort!