E mbani mend atë Flakën e “Etheve” që sapo e dëgjuam kuptuam që një talent po rritej dhe s eshumë shpëjt kjo vajzë do të na surprizonte. Ishte viti 2005 atëherë kur këngëtarja e famshme fitoi vendin e dytë në “Ethe 3”.
Dhe sot, vetëm pas 12 vitesh shohim një Flaka Krelani krejtësisht të re. Është sikur ajo e mëparshmja të mos ketë ekzistuar.
Nëse keni hapur llogarinë e Instagramit pas muajit Gusht me siguri keni menduar që këngëtares shqiptare i kanë vjedhur adresën. Në fakt ka qenë vetë ajo që ka fshirë çdo foto të mëparshme. Ndoshta ky vit shënon një periudhë risie për Flakën? Epo një pamje e re, gjëra të reja…
E pyetur pikërisht për këtë ndryshim drastik të sajin në emisionin “Thumb”, ajo është përgjigjur me një shprehje tipike të Kryeministrit Edi Rama:
“S’e kuptoj pse po flasin kaq shumë, pse po merren kaq shumë me dukjen time.
U them gazetarëve të mos merren vetëm me pamjen e këngëtareve, por të bëjnë ndonjë gjë më me vlerë. Se ato gazetaret jam e sigurt që duan të duken 100 herë më mirë se unë.
Por janë, si thotë Edi Rama, “kazan mediatik”.”
Ajo çka vihet re janë dhe njerëzit i kanë lënë shumë komente në Instagram, ku shprehin habinë për shndërrimin e saj.