Kryeministri Edi Rama në një dalje tejet të gjatë para gazetarëve sot, ka nxjerrë merakun e dhjetë ditëve pushim.
Mes të tjerash ai i ka dhënë një përgjigje cinike krahasimit që Monika Kryemadhi i ka bërë me Esat Pash Toptanin dhe fundin e tij, nga plumbat e Avni Rustemit, si tradhtar i Shqipërisë.
“Monika Kryemadhi më ngjan më shumë, me Eleonorën e Selitës”, tha Rama.
Personazhi me të cilën Rama ka krahasuar kryetaren e LSI-së ka qenë mjaft e njohur deri disa vite më parë në kryeqytet, sepse ajo ishte vetëshpallur “shenjtore” dhe kishte krijuar një sekt në Selitë, ku pretendonte se fliste me zotin dhe mund të bënte mrekulli.
Më pas Eleonora ka vrarë veten në fundin e saj. Eleonora Bregu, 58 vjeçe, e vetëquajtur shenjtore, u gjet e vdekur nga një plumb pistolete në kokë në vitin 2011, periudhë kur Edi Rama e ka pasur të freskët lidhjen me Tiranën pasi ka qenë kryetar Bashkie.
(E.K/FAXWEB)