Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Gjirokastër, ku flakët kanë shkrumbuar një banesë në fshatin Kakodhiq të këtij qyteti.
Banesa në pronësi të shtetasit Thoma Dobroja u përpi nga zjarri para pak minutash, ndërsa raportohet se në vendngjarje kanë shkuar forcat e PMNZSH në Bashkinë e Gjirokastrës, të cilat luftuan për shuarjen e flakëve. Sipas shefit të PMNZSH Kujtim Bizhga si pasojë e zjarrit ka pasur shkrumbim të një depoje dhe 2/3 e banesës me dëme materiale megjithese zjarri u vu nën kontroll.
Burime bëjnë me dije se nga flakët fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, ndërkohë mësohet se zjarri ka ardhur si pasojë e pakujdesisë.