Një vatër zjarri është shfaqur në malin e Zejmenit të Lezhës rreth 300 metra largësi nga rruga kryesore duke përfshirë një zonë pyjore.
Zjarrfikësit kanë mbërritur menjëherë, por për shkak të terrenit të vështirë dhe mungesës së rrugës ka qenë e pamundur shuarja e flakëve me makinat e vëna në dispozicion.
Era e fortë ka favorizuar përhapjen e flakëve e në këto kushte zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor i janë afruar vatrës së zjarrit duke tentuar izolimin e saj dhe duke i vënë nën kontroll flakët. Po punohet për shuarjen e zjarrit dhe pengimin e flakëve për të deportuar më tej.