Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një banesë në fshatin Gorre të Kurbinit rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm. Zjarrfikësit e Laçit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, për të izoluar flakët.
Në banesë nuk ndodheshin familjarë, pasi ajo është e pabanueshme, ndërsa mësohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe ky është rasti i dytë që ndodh në pak ditë.
Flakët rrezikuan disa banesa te tjera, por ndërhyrja e zjarrfikësve bëri që situata të mbahen nën kontroll. Grupi hetimor dhe policia kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.