Një banesë në katin e gjashtë të një pallati është përfshirë nga flakët në zonën e Astirit në Tiranë.
Sipas raportimit të qytetarit (banorë i zonës) tek “JOQ” zjarrfikësja nuk gjendet gjëkundi për të shuar flakët, qytetari shkruan se edhe pot ë vijnë do ta kenë të vështirë të ndërhyjnë pasi aty është shumë ngusht.
“Edhe po të vijë, do ta ketë vështirë të hyjë këtu. Nuk ka shumë hapësirë për të kaluar”, thotë banori i zonës.
Nuk dihet nga se është shkaktuar zjarri dhe nëse dikush ndodhet brenda në banesë. (B.H/Shuplaka)