Një vatër zjarri ka rënë në banesën e shtetasit Enver Hatija në fshatin Suk 1, të Roskovecit.
Si pasojë e flakëve janë djegur 1000 dëngje bari si dhe një furgon me karroceri.
Në vendngjarje ndodhen prej orëve të para të mëngjesit forcat zjarrfikëse të Roskovecit dhe Patosit si dhe kryeadministratori i Bashkise Roskovec.
Zjarrfikësit po mundohen të izolojnë banesën e cila ndodhet afër kasolles ku ndodheshin dëngjet e barit.