Helikopteri ‘Cougar’i Forcave Ajrore ka ndërhyrë në Seman të Fierit për të shuar flakët. Operacioni ka nisur prej disa minutash.
Helikopteri I FA bart kova uji me kapacitet 2500 litra.
Zjarri në pyllin e Semanit ka shkaktuar djegien e 2 hektarëve pyje më së shumti dy katet e para të bimësie, barishtoret dhe shkurret.
Bëhet me dije nuk ka dëme në njerëz apo kabina, të cilat mund të dëmtoheshin nga flakët. Mësohet janë tre vatra zjarri në vendin e quajtur ‘Popma e Semanit’, në afërsi të plazhit.
Prefekti i Fierit, Baki Bala ka kërkuar që qytetarët të jenë më të kujdeshëm në situata të tilla.
Gjithashtu ai ka thënë se janë rreth 60 forca në terren, nga zjarrfikësit, emergjencat civile dhe inspektoriati pyjeve.
Nga raportimet për ‘Fax News’ mësohe se flakët janë duke u përhapur në vatra të tjera.
https://www.youtube.com/watch?v=kooJuMdL8iQ
https://www.youtube.com/watch?v=RcwPz_bDVLQ
(B.H/Faxweb)