Në një dalje për mediet, nënkryetar i Komisionit të Sigurisë Flamur Noka ka deklaruar se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka konfirmuar atë që opozita ka thënë gjithmonë, që trafikimi i drogës është bërë me bekim politik.
“Këtë e kanë konfirmuar pikë për pikë sipas një medieje investigative. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka konfirmuar atë që kemi thënë ne që mbjellja dhe trafikimi i drogës është bërë me bekim politik dhe përfshirje të strukturave policore. Ka konfirmuar që në policinë e shtetit, inkriminimi është i përfshirë gjerësisht në strukturën policore, veçanërisht në kupolën e saj ndaj. Ka konfirmuar që bekimi i këtij inkriminimi dhe i kultivimit të kanabisit është bërë nga ministri dhe kryeministri.
Ndaj edhe ky Veting që është parashtruar është shoë i radhë i qeverisë. Sepse Vettingu duhet të vazhdojë me Edi Ramën që e ka kanabizuar dhe e ka kthyer Shqipërinë në Kolumbi të Europës, me Fatmir Xhafën që është hetues i komunismit dhe me lidhje kriminale dhe duhet të vazhdoje te gjithë kupola.
Nuk mund të ketë Veting duke bërë show, por duke larguar të gjithë këta nga kupola politike dhe duke larguar nga strukturat e policisë, shumicën e strukturave që janë të inkriminuara. Koha do të tregojë se do të jetë show. (D.D/Shuplaka)