Përpara nisjes së seancës deputetët e opozitës janë bllokuar në hyrjen e sallës në parlament prej punonjësve të gardës.
Flamur Noka nxorri miell që e kishte marrë me vete dhe ua hodhi punonjësve të gardës duke thirrur se ky është parlamenti i Narko-regjimit.
Për gardistëve, Noka i hodhi miell edhe sekretarit të Kuvendit, Genc Gjonçaj që ishte jashtë parlamentit.
Noka: Në narko-parlamentin e këtij regjimi ka dy rrugë. Shihni përfaqësuesit, kë përfaqësojmë ne? Popullin opozitar. Kush e nisi këtë padrejtësi? Ne na mohuan fjalën. Ata tentuan që të zhbëjnë opozitën. Po për ca jemi zgjedhur ne? Ti bëjmë fasadë Ramës? Ne jemi për të përfaqësuar opozitën, ata që duan lirinë.