Deputeti i PD-së, Flamur Noka i ka bërë sot disa pyetje ministrit të jashtëm gjerman, disa orë pasi ai i kërkoi opozitës që të rikthehet në Kuvend dhe të braktisë bojkotin.
Noka e ka pyetur ministrin gjerman Gabriel nëse në Gjermani ka kriminelë në Parlament dhe nëse administrata është e mbushur me persona me precedent penal.
“A përdoren në vendin tuaj nga qeveria miliardat e eurove të drogës për të mbajtur në pushtet qeverinë tuaj nëpërmjet blerjes së votës?? Sigurisht jo. Në vendin tonë janë përdorur në të gjitha zgjedhjet e pas 2013-ës. Ndaj dhe ti nuk mund ta kuptosh opozitën dhe kryetarin e saj. Informoju z Ministër kur të vish herën tjetër ose minimumi mos lejo të të keqinformojnë”, -shkruan Noka në reagimin e tij në rrjetet sociale.
SHKRIMI:
Z Gabriel :
A keni ju 14% te parlamentit te mbushur me kriminele, vrases, trafikante, perdhunues etj? Dhe te gjithe te jene te perzgjedhurit e kryeministrit???Une jam i sigurt se jo..Ketu po.
A keni ju kryeminister te lidhur me krimin dhe qe i sherben krimit dhe qe ka shnderruar vendin ne baze te krimit organizuar ? Sigurisht qe jo e as ja lejoni vetes ta mendoni e jo me ta beni realitet.
A keni ju administrate te mbushur me kriminel ??Sigurisht qe jo e as qe mund ta mendoni ??Ketu qeveria e ka bere realitet kete gje.
A keni norme ju atje blerjen e votes nga qeveritaret tuaj? Sigurisht qe jo . Ketu po dhe e ke me ze dhe me figure ne cdo pal zgjedhje te pas 2013-es.
A perdor qeveria juaj bandat dhe krimin e organizuar per te tjetersuar me arme e dhune vullnetin e popullit?? Sigurisht qe jo. Ketu ka ndodhur ne cdo pale zgjedhje qe nga 2013 e deri me sot .
A keni ju minister te brendshem ushtar te krimit orgnizuar dhe kryetrafikant droge? Sigurisht qe jo .
Ketu po, sepse deri dje makina dhe skafi i tij perdoreshin per trafik droge nga trafikantet kusherinj te ministrit ..
A keni tani minster te brendshem nje ish hetues te Stas-it ? Sigurisht jo por ketu po.
A keni ju sot nje Gjermani te lulezuar nga droga e mbjelle nga bashkepunimi qeveri-krim? Sigurisht jo.
A perdoren ne vendin tuaj nga qeveria mliardat e eurove te droges per te mbajtur ne pushtet qeverine tuaj nepermjet blerjes votes?? Sigurisht jo. Ne vendin tone jane perdorur ne te gjitha zgjedhjet e pas 2013-es.
Ndaj dhe ti nuk mund ta kuptosh opoziten dhe kryetarin e saj .
Informoju z Minister kur te vish heren tjeter ose minimumi mos lejo te te keqinformojne..
(M.D/ Shuplaka)