Deputeti Flamur Noka ka kallëzuar në SPAK kryetaren e bashkisë së Roskovecit Majlinda Bufi. Ne kallëzimin e tij Noka prerendon se Bufi ka kryer shkelje të rëndë të Kodit Zgjedhor, duke kërcënuar dhe bërë presion mbi administratën për zgjedhjet e 14 majit.
Kallëzimi është bërë për dy vepra penale nga ana e znj. Bufi: “Shpërdorim detyre” dhe “Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.
Noka ka akuzuar Bufin se ka kryer shkelje të Kodit Zgjedhor pas publikimit të një audio-përgjimi ku thuhet se ajo i bën presion administratës.