05:12 | 06/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Flamur Noka nga Vlora: Uroj këtë ditë të bekuar! Lirimi i Berishës erdhi si pasojë e zhvillimeve të vrullshme politike

11:25 | 28/11/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Flamur Noka nga Vlora: Uroj këtë ditë të bekuar! Lirimi i Berishës erdhi si pasojë e zhvillimeve të vrullshme politike

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, ka uruar shqiptarët për festat e nëntorit nga Vlora.

“Kjo është një ditë e madhe ndaj e shfrytëzoj në emër të PD edhe njëherë gëzuar, të na gjejë më të bashkuar, me një Shqipëri ndryshe, të na gjejë në festë, pa krim, pa korrupsion, pa drogë, pa drejtësi të kapur dhe me liri dhe demokraci të vërtetë”, u shpreh Noka.

Fjala e plotë:

Dua ta shfrytëzoj në emër të PD për të uruar gëzuar këtë ditë të bekuar.
Është vërtet një ditë e bekuar, një ditë e shenjtë që nisi në 28 nëntorin e vitit 1443 kur Skënderbeu e vendosi këtë flamur të bekuar në Kalanë e Krujës dhe e çliroi nga turqit.
28 nëntori i dytë është i vitit 1912 kur plaku i Vlorës, Ismail Qemali e ngriti këtë flamur këtu në Vlorë për të shpallur pavarësinë e Shqipërisë.
28 nëntori i tretë është i vitit 1944, kur ky flamur u ringrit përsëri për të simbolizuar largimin e pushtuesve gjermanë.
Kjo është një ditë e madhe ndaj e shfrytëzoj në emër të PD edhe njëherë gëzuar, të na gjejë më të bashkuar, me një Shqipëri ndryshe, të na gjejë në festë, pa krim, pa korrupsion, pa drogë, pa drejtësi të kapur dhe me liri dhe demokraci të vërtetë.
…Lirimi i zotit Berisha erdhi si pasojë e zhvillimeve të vrullshme politike. E para ishte fitorja e presidentit Trump në SHBA, çka preu metastazat e Xhorxh Sorosit edhe në Shqipëri.
E dyta janë rezolutat dhe mbështetja e partnerëve që i bënë PD-së. Kujtoj këtu rezolutat e CDI dhe PPE, dy rezoluta që flasin qartësisht për një shtet të kapur nga krimi dhe korrupsioni, një shtet ku opozitës i janë mbyllur hapësirat, një shtet pa liri ku drejtësia përdoret si marionetë në duart e pushtetit kundër opozitës. Flasin qartësisht për burgosjen e lidershipit të opozitës.
Faktori i tretë dhe kryesorja është rezistenca dhe qëndresa e demokratëve në të gjithë Shqipërinë. Është mosbindja civile. Të gjitha këto bënë që më në fund e vërteta dhe vetëm e vërtetë ta triumfojë.
Strasburgu pastaj ishte një sirenë alarmi për drejtësinë e Xhorxh Sorosit në Shqipëri.
Strasburgu ndërmori hapa të shpejtë, një procedurë të përshpejtuar për të shqyrtuar çështjen e burgosjes politike të Sali Berishës. Kjo bëri që të nguten sepse Strasburgu do rrëzonte përtokë përfundimisht drejtësinë e Xhorxh Sorosit në Shqipëri.

Pas

Presidenti uron Pavarësinë nga Sheshi i Flamurit në Vlorë, vendos kurorë me lule në vendprehjen monumentale të Ismail Qemalit

Para

Ambasada gjermane uron festën e Pavarësisë: Krah për krah Shqipërisë në rrugën drejt BE-së

Para
Ambasada gjermane uron festën e Pavarësisë: Krah për krah Shqipërisë në rrugën drejt BE-së

Ambasada gjermane uron festën e Pavarësisë: Krah për krah Shqipërisë në rrugën drejt BE-së

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasjet Trump-Musk shkaktojnë “krizë” në shitjet e Tesla-s

Partneri tentoi ta vriste? Tragjedi në Itali, 48-vjeçarja bie nga kati i katërt në tentativë për t’i shpëtuar zjarrit në banesë! Dyshimet e policisë dhe sherri mes çiftit para ngjarjes

“Eloni u çmend”: Trump dhe Musk debatojnë publikisht

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon marrëveshjen për bashkëpunim me Ukrainën

Objekti arkeologjik dëmtohet pas një serie tërmetesh në zonën vullkanike

Trump shpreh zhgënjimin ndaj Elon Musk: Kishim një marrëdhënie shumë të mire, nuk e di nëse do ta kemi më! Miliarderi: Pa mua s’do i kishe fituar zgjedhjet

Netanyahu konfirmon rekrutimin e klaneve palestineze për të luftuar ndaj Hamasit

Fluturime të vonuara ose të anuluara, BE ndryshon rregullat: Kompensim deri në 500 euro dhe praktika të thjeshtuara. S’ka më pritje të gjata në avion

Itali/ Trafikonte kokainë të fshehur në airbagun e makinës, arrestohet 35-vjeçari shqiptar me precedentë!

Zelensky: Rusët janë të sëmurë nga urrejtja dhe lufta, vetëm me forcë ndalen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.