Opozita ka vijuar të qëndrojë në sallën e Kuvendit në një seancë të tensionuar.
Që prej nisjes së seancës së sotme, opozita bllokoi disa herë foltoren duke sjellë ndërprerjen nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Seanca ka rifilluar, dhe mazhoranca është larguar nga salla sapo ka përfunduar votimi i projektligjeve.
Në sallë kanë qëndruar vetëm deputetët e opozitës. Në foltore është ngritur demokrati Flamur Noka.
Në të njëjtën kohë kamera e Fax News, e pozicionuar në ambientet e jashtme të Kuvendit, ka filmuar ministrat socialistë duke biseduar me njëri-tjetrin.
Ajo që bie në sy është afërsia e ish-deputetit të PS-së, sot nën flamurin e partisë së Gjinushit, Tom Doshi me ministrat socialistë.
Doshi është filmuar për disa çaste nën shoqërinë e ministrit të Financave, Arben Ahmetaj dhe atij të Energjisë, Damian Gjiknuri.
(F.G/Faxweb.al)
Discussion about this post