Gazetari Flamur Vezaj së shpejti do të largohet në SHBA. Ai ka reaguar lidhur me mënyrën se si janë zgjedhur profesionistët për të ndihmuar në procesin e Vettingut në Shqipëri.
Vezaj tregon se ndërsa po kërkonte në internet për juristët shqiptarë që punonin si avokatë në SHBA, është habitur se sa shumë ka zbuluar. Mirëpo një emër i bëri përshtypje, Fatos Dervishi. Ish-zv.prokuror i Përgjithshëm.
Ky i fundit është refuzuar nga komisionet shqiptare dhe nga OMN për të qenë pjesë e Vetingut, sipas tij pa ndonjë arsye konkrete.
Gazetari habitet me faktin se si profesionistët nuk vlerësohen në Shqipëri, por ua zënë vendin të tjerë persona për shkak të bindjeve politike, ndërkohë që në vendet e tjera larg Shqipërisë ata njohin shumë sukses.
“Por pak muaj me pare Fatos Dervishin, e refuzuan “komisionet politike” shqiptare dhe OMN per te qene pjese e Vettingut, pa ndonje arsye konkrete!
Ashtu siç refuzuan shume shqiptare te tjere patriot e juriste te shkelqyer jashte Shqiperiae qe iu pergjigjen thirrjes se Ambasadorit Amerikan per te qene pjese e reformimit te sistemit te drejtesise!
Epo ti gezojme keta “Vettingsat” dhe kryetaret e tyre te zgjedhur me urdher te politikes, se njerezit e mire dhe profesionistet qe po shkelqejne ne vendet e ndryshme te botes, nuk i duan ne Shqiperi! #suksese_vettingsave#”, shkruan Vezaj.
KOMENTI I PLOTË I VEZAJT
Ne vazhden e reformes nga Vettingsat! Meqense me eshte afruar dita te iki per ne SHBA, po beja disa kerkime ne internet per juristet shqiptare te cilet ushtrojne profesionin e Avokatit ne SHBA! U habita!!!
Gjeta plot djem dhe vajza qe kishin arritur shume dhe qe ne vendin e tyre njihen shume pak ose njihen por nuk jane vleresuar ndonjehere.
Mes tyre kishte edhe nga ato qe kane kontribuar dikur ne sistemin e drejtesise ne Shqiperi, por per arsye nga me te ndryshmet jane larguar nga vendi!
Nga shume studiot ligjore qe klikova per arritjet e tyre me ra ne sy nje gjyq i fituar nga Avokat shqiptare te cilet e kishin bindur gjykaten me prova se klienti i tyre duhet te demshperblehet nga kompania e sigurimeve me 4 milion dollare per demtimet e pesuara ne pune!!
Gjyqin e kishte fituar zyra ligjore e Juristit Fatos Dervishi, qe ne Shqiperi njihet edhe si nje ish/ drejtues i institucionit te akuzes por qe per arsye te ndryshme u detyrua te ik nga Shqiperia! Ne ëebfaqen e studios se tij, lexova kete postim qe mund ta lexoni me posht!
Nje suksese i punes se mire qe tregon se drejtesia funksionon! Por pak muaj me pare Fatos Dervishin, e refuzuan “komisionet politike” shqiptare dhe OMN per te qene pjese e Vettingut, pa ndonje arsye konkrete!
Ashtu siç refuzuan shume shqiptare te tjere patriot e juriste te shkelqyer jashte Shqiperiae qe iu pergjigjen thirrjes se Ambasadorit Amerikan per te qene pjese e reformimit te sistemit te drejtesise!
Epo ti gezojme keta “Vettingsat” dhe kryetaret e tyre te zgjedhur me urdher te politikes, se njerezit e mire dhe profesionistet qe po shkelqejne ne vendet e ndryshme te botes, nuk i duan ne Shqiperi! #suksese_vettingsave# (D.D/Shuplaka)