Një ngjarje e veçantë ka ndodhur në Davos të Zvicrës, ku po mbahet Forumi Ekonomik Botëror, përballë hotelit ku do të qëndrojë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është varur flamuri i “Shqipërisë së madhe” dhe ai i Kosovës.
Presidenti Vuçiq do të jetë në Davos nga sot deri më 19 janar.
Ai do të ketë takime të shumta bilaterale me zyrtarë botërorë, si dhe janë planifikuar takime me përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, institucioneve financiare dhe kompanive kryesore botërore që marrin pjesë në Forumin Ekonomik Botëror, njoftoi shërbimi për shtyp i presidentit.
Discussion about this post