19:12 | 29/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

”Flasim nesër”, Ngjela paralajmëron Ramën dhe ka një pyetje: Nëse nuk do ishte urdhër amerikan pse do takoheshe natën me Bashën?

13:01 | 22/05/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ngjela: Kot shpresoni në petullat që “do të bien nga qielli”. Vjedhjet e Berishës dhe të Metës do dalin

Sot në Kuvend ndër të tjera do të votohet dhe Vettingu, një çështjet më të përfolura së Partisë Socialiste gjatë gjithë muajve të fundit.

E në këtë ditë sigurisht që nuk mund të mungonte me reagimin e tij dhe Spartak Ngjela. Ai ka qenë një ndër të parët që është shprehur se ish-kryeministri Berisha do të shkojë në Kuvend dje do ta votojë Vettingun.

Ngjela thotë gjithashtu se marrëveshja për Reformën në Drejtësi ka ardhur si pasojë e presionit të amerikanëve dhe jo si një bashkëpunim mes Ramës dhe Bashës.

SHKRIMI I NGJELËS:

Sot do të konstatohet nëse “marrëveshja” e kryer, do të jetë për Reformën, apo kundër reformës në Drejtës?

Kontradikta këtu qëndron se nuk ka pasur marrëveshje midis palëve, por urdhër të prerë kundrejt korrupsionit shqiptar: ose… ose!
Fakti që palët po flasin për një marrëveshje e cila nuk ka qenë e tyre; na dalin përpara disa pyetje.
Dhe pyetjet janë këto:

Dihet që Berisha ka dy vjet që lufton kundër Reformës në Drejtësi: po Rama?
A mos vallë Rama kishte shpresë që nuk do ta votonte Berisha vetingun dhe vetë të ishte i larë?
Po tani që Berisha u urdhërua me kërcënim që të votonte vetingun, çfarë do bëjë pala tjetër?
Për faktin që nuk kishte marrëveshje, por urdhër, përse duhej Rama të takohej me Bashën për gjithë natën?

Le të supozojmë se që të dyja palët janë kundër Reformës, a mund të bëhet Reforma po të jenë kundër edhe Rama edhe Berisha?
Për një gjë duhet të jeni të sigurt: reformën nuk e ndalojnë dot, edhe nëse janë të bashkuar.

Por deri tani Rama është deklaruar “pro Reformës”, sot atij i takon të kryejë aktin. Dhe këtu do të dallojë: politika është akt i pastër – fjalët janë jashtë këtij konteksti sot.

Gjithsesi politika amerikane gjithnjë merr masa paraprake kur ka të bëjë me marrëveshje ku pala tjetër është në infantilizëm politik në raportin midis fjalës dhe aktit.
Prandaj: bashkimi antireformë është vetësakrifikim i shpejtë.

Ky bashkim nëse është bërë, nuk është bashkim kundër Reformës, por kundër Amerikës dhe Bashkimit Europian.
Naivitet: do të ishin të mundur.

Gjithsesi sot është akti kur korrupsioni domosdoshmërisht duhet të shpallë dorëzimin e vet. Dhe do ta shpallë.
Flasim nesër. (E.K/SHUPLAKA)

 

Etiketa: NgjelaSpartak NgjelaVettingu
Pas

Pas titullit, trajneri Gjoka shpall objektivin: Dua grupet e Ligës së Europës

Para

“U nënshtrove ndaj Saliut…”, si i përgjigjet Rama komentuesit (FOTO)

Para
Rama: Po të shikoni axhendën time në zyrë, politika zë 30% të kohës, 70% e zë puna

"U nënshtrove ndaj Saliut...", si i përgjigjet Rama komentuesit (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Enzo Maresca, trajneri i Chelseas, i pamëshirshëm ndaj FIFA-s…

Toka po rrotullohet më shpejt, vera me ditë më të shkurtra se zakonisht

Del jashtë kontrollit zjarri në fshatrat e Vlorës, ndërhyn helikopteri me ujë

Tre stacione moderne meteorologjike në Korçë në ndihmë të fermerëve

Shërbimi i Sigurisë së Izraelit çmonton një grup të Hamasit në Bregun Perëndimor, mbi 60 arrestime dhe 22 armë të sekuestruara

Gjykata e Kasacionit në Itali: Dyshime për kushtetutshmërinë e marrëveshjes me Shqipërinë për emigrantët

Përplasja për emigrantët, deputeti britanik pretendon se e ka fituar bastin me Ramën: Të gjithë të burgosurit do i kthejmë!

Grossi: Irani mund të rinisë pasurimin e uraniumit brenda muajsh

Franca ndalon me ligj konsumimin e cigares në parqe dhe plazhe, 135 deri në 700 euro gjobë për ata që kapen nga autoritetet

Anglia U-21 kampione e Europës, mposht Gjermaninë në finale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.