00:33 | 02/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Flasin 5 vajzat studente: Si na shfrytëzoi grupi i orgjive me pagesë (DËSHMITË)

12:03 | 26/03/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Tradhëton gruan me prostitutën shqiptare, “vetëm një natë” por për italianin kthehet në makth

BEP/PATRICK GHERDOUSSI/LA PROVENCE Illustration sur la prostitution

Nga aperacioni ““Free time” ku u arrestuan tutotja Maria Th. dhe 38-vjeçari M. Çela, si dhe tre persona të tjerë, që janë shpallur në kërkim kanë dalë detaje të reja. 

Policia e Tiranës ka identifikuar edhe 5 vajza të tjera që ishin rekrutuar mnga ky grup dhe që punonin si prostituta. 

Sipas një portali online bëhet fjalë për 5 studente në fakultete të ndryshme në kryeqytet, të cilat janë shfrytëzuar për prostitucion nga dy të arrestuarit e operacionit “Free time”.  

Për 5 prostitutat ka nisur procedim penal në gjendje të lirë, ndërsa secilës u është marrë deklarim për të shpjeguar rrethanat se si ishin përfshirë në rrjetin e prostitucionit. Të njëjtat burime thanë se studentet kanë pranuar se kanë ushtruar prostitucion, nisur edhe nga nevoja ekonomike që kanë pasur.

REKRTUTIMI

Duke shpjeguar rrethanat se si funksiononte grupi, Policia e Tiranës tha se Maria Th., 26 vjeçe dhe 38-vjeçari M. Çela ishin personat që gjenin dhe rekrutonin vajza për ushtrim prostitucioni. Klientët ishin kryesisht persona me një pozicion të lartë ekonomik, mes të cilëve edhe biznesmenë italianë që administrojnë call-center-a në Tiranë.

Çmimet për disa orë me një prej vajzave në motelet rreth Liqenit Artificial varionin nga 50 deri në 100 euro. Por në rastet kur mes klientëve dhe vajzës arrihej marrëveshja për orgji, me 2 ose 3 klientë njëherësh, pagesa shkonte deri në 250 euro. Ndërsa vajzat që janë shfrytëzuar për prostitucion për llogari të këtij grupi treguan mënyrën se si hynin në kontakt me tutorët.

Sipas tyre, ishte vetë Maria ajo që i kontaktonte. Fillimisht në rrjetin social “Facebook”, ku bëhej biseda paraprake dhe më pas u linte takim, ku u shpjegonte hollësisht se si duhej të vepronin. Vajzat janë shprehur se fillimisht kanë refuzuar, por më pas, nevoja për para i ka shtyrë ato që të pranojnë.

TUTORJA

Vajza nga Korça, Maria Th., e arrestuar tashmë për shfrytëzim prostitucioni, disa muaj më parë ka qenë një prej viktimave të trafikut. Në një operacion të Antitrafiqeve të Tiranës, që u zhvillua në pikën e kalimit kufitar të Morinës, në tetor të vitit të kaluar, Maria u ndalua kur një grup personash që u arrestuan nga Policia, po tentonin ta trafikonin drejt Gjermanisë.

Maria, bashkë me një vajzë tjetër, në atë kohë u konsideruan viktima të trafikut dhe u strehua në një qendër pritjeje në Tiranë, por edhe u proceduan në gjendje të lirë, pasi kishin ushtruar prostitucion në disa zona të ndryshme të Tiranës. Nga viktimë trafiku, tashmë Maria ishte kthyer në tutore të vajzave të tjera, kryesisht bashkëmoshatare të saj dhe i shfrytëzonte ato për prostitucion.

 

(J.V/Shuplaka)

 

Etiketa: deshmitevajzat
Pas

”Ramën e ka zënë temperatura dhe ethet. Fillon llomotit duke folur për armiqtë e jashtëm”

Para

Manjani i përgjigjet PS-së: Po hyjmë në zgjedhje jo në mbjellje, LSI nuk zgjedh trafikantë

Para
Manjani për Balilin: Çipa që prej 17 majit 2016 kishte informacion për kërkim ndërkombëtar. Ja pse nuk arrestohet

Manjani i përgjigjet PS-së: Po hyjmë në zgjedhje jo në mbjellje, LSI nuk zgjedh trafikantë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident i rëndë në aksin Drenas-Skënderaj në Kosovë! Ndërron jetë 24-vjeçarja

Studentët e Serbisë protestojnë në më tepër se 30 qytete! Kërkohet shpallja e zgjedhjeve të parakohshme

Aksidenti tragjik në Vlorë! Rëndohet bilanci i viktimave, ndërron jetë dhe 16-vjeçari

Plagoset 15-vjeçari në Tiranë! U qëllua me armë zjarri në një piceri

Albin Kurti përkujton masakrën e Deçanit më 1 qershor 1998: Kujtimi i martirëve qëndron në themel të lirisë sonë

Trump do të shpallë kandidatin e ri për kreun e NASA-s

Rusia akuzon Ukrainën për ‘sulm terrorist’ në bazat ajrore: Janë arrestuar disa persona të përfshirë

Zjarret masive në Kanada! Evakuohen 17 mijë banorë, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në dy rajone

Parashutistë nga Franca dhe Zvicra, Vlora e preferuar edhe për sportet e adrenalinës

“Ose Hamasi do të lirojë pengjet, ose do të shfaroset”/ Izraeli urdhëron ushtrinë të përparojë në Gaza pavarësisht negociatave për armëpushim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.