Një shqiptar ka vrarë dje gruan në Austri. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit ku dhe dëshmitarë kanë dëgjuar klithmat për ndihmë në zonën e njohur si Grac-Wetzelsdorf në Austri.
Sipas dëshmitareve pas të bërtiturave që kanë dëgjuar vetëm pak më vonë ka mbizotëruar qetësia.
Kjo tragjedi e rëndë ka ndodhur mes një shqiptari dhe gruas 31-vjeçare. Sipas mediave lokale, bashkëshorti i Michaela K., ishte shqiptari me origjinë nga Kosovës Besmir K. 25 vjeç, shkruan OE24.
Ajo që ishte më e rëndë është fakti se gjithçka ka ndodhur në sy të djalit të vogël vetëm 5-vjeç.
Banorët që i njihnin kanë folur pas ngjarjes.
“Disa javë më parë, ai e thyen një xhamat e dritares me këpucë në apartament. Pastaj policia ka gjetur një armë në makinën e tij” tha një fqinj.
Një mik i Michaela mësohet të ketë thënë: “Ajo ka jetuar në frikë të vazhdueshme se mund të vdiste”.
(M.D/Shuplaka)