Gëzim Sinani, babai i 43-vjeçarit Roland Sinani i cili vrau kunatën me armë zjarri e më pas veten në praninë e vajzës 2 vjeçare, tha për Euronews Albania se ai vetë nuk e ka lëvizur armën, e madje nuk e ka ditur më herët që djali i tij kishte një armë.
Gëzim Sinani: Absolutisht jo, unë jam i vjetër, kam bërë ushtri, kam bërë zbor. Unë i di rregullat e ushtrisë nuk mund të lëvizja armën. Se dija që kishte armë. Unë nuk e kam prekur armën me dorë se i di rregullat aq mirë sa s’ka. Në raste të tilla duhen doreza.
Më herët është zbuluar se Roland Sinani ka qenë ushtar në forcat e armatosura, ndërsa pistoletën e kishte pa leje. Arma e krimit u gjet disa metra larg trupit të viktimës dhe hetuesit kanë dyshime se është zhvendosur nga babai i autorit i cili mësohet se vuan nga skleroza.
kbale Sinani, e ëma e Roland Sinanit, tha se i biri ishte shumë i qetë pasi kishte qëlluar për vdekje kunatën, ndërsa veten e vrau në oborrin e shtëpisë.
Ikbale Sinani, e ëma e Roland Sinanit, tha se i biri ishte shumë i qetë pasi kishte qëlluar për vdekje kunatën, ndërsa veten e vrau në oborrin e shtëpisë.
Ikbale Sinani: Nuk e di se ku e ka marrë armën. Ishte shumë i qetë pasi kishte vrarë Migenën. Landi e ka vrarë vetën në korridor. Se di ku shkoi më pas pistoletën. Nuk e ka bërë askush tjetër, e bëri Landi. Nuk më shkonte kurrë mendja se Landi do të vriste Migenën.
Më tej ajo shtoi se 43-vjeçari prej kohësh nuk merrte medikamente ndërsa tregoi dhe agjendën e e të birit.
“Erjoni e donte shumë. Kishte kohë që nuk ishte vizituar. Refuzonte të merrte dhe medikamente. Ai punonte prej kohësh që punonte në gomisteri. Ikte në mëngjes dhe vinte në 7, pastaj rrinte në shtëpi. Të dielën dilte xhiro me biçikletë. Donte vetëm qetësi. Kishim dëshirë të bënim një shtëpi tamam. Erjonit i ka ardhur si bombë”– përfundoi ajo.