Për blogeren e njohur Armina Mevlani shkruhet shumë në media. Fashionistja publikon shumë foto në Instagram, por nga jeta e saj personale, veset, sekretet e saj, Armina është më e rezervuar. Në një rrëfim për Revistën “Who”, Armina ka treguar 10 gjëra për veten e saj, që ne nuk i dinim më parë.
Nga 10 “sekretet” e Arminës ka treguar se që nga fëmijëria ka një ves; ajo fle me një bluzë tek hunda. E çuditshme apo jo? Lexoni më poshtë arsyen pse;
1-Bëj poezi dhe më pëlqen shumë të shkruaj
2-Jam hedhur me parashutë në moshën 16-vjeçare
3-Kam qenë rockere/metalare për shumë vite, madje një periudhe i kam pasur flokët me fije rozë
4-Jam shumë e lirshme dhe i bëj njerëzit për të qeshur jashtë mase
5-Kërcimi është pasioni im dhe shpesh në moshë të vogël kërceja me grupin e baletit të mamasë sime për të fituar para
6-Prekem shumë shpejt, sidomos nga lajmet jo të mira që lexoj në internet apo edhe nga filma të dhimbshëm
7-I kam shumë, po shumë frikë lartësitë
8-Fle gjithmonë me një bluzë tek hundët pasi më ka mbetur ves që e vogël. Merrja bluzën e mamit dhe e mbaja tek hundët, jo më kot sot e kësaj dite fle me një bluzë te hundët
9-I adhuroj akoma Barbie-t
10-Ëndrra ime është të krijoj një linje timen, jo vetëm për tregun shqiptar, por për mbarë botën. Një linjë të kuruar dhe të menduar mirë edhe pse mendoj që do duhen disa vite derisa të bëhet realitet.
(M.Q/Faxweb)