Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein në përmbyllje të vizitës disa ditore në Tiranë, ka deklaruar se negociatat me Shqipërinë duhet që të hapen sa më shpjet.
“Ne duhet të fillojmë negociatat me këtë vend. Progresi është bërë, ndonëse mbetet shumë punë. Pa dyshim!
U inkurajua vërtet nga të rinjtë që takova në Tiranë, në shkollë dhe në qendrën sociale në Bregu Lumit, ose në Universitetin e Durrësit. Ata të gjithë meritojnë të gjitha përpjekjet tona për ta sjellë Shqipërinë më pranë BE-së. Mund të kemi mendime të ndryshme për shumë vendime politike, por për këta të rinj në Tiranë vlen të punohet.
Dhe unë jam i sigurt, studentët e Durrësit do të na ndihmojnë.”
(M.Q/Faxweb)