00:15 | 27/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Fleckenstein i shqetësuar për situatën në Shqipëri: Duhet ta marrim seriozisht Presidentin

11:33 | 11/06/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Fleckenstein i shqetësuar për situatën në Shqipëri: Duhet ta marrim seriozisht Presidentin

Kryeministri Edi Rama bashkë me delegacionin që e shoqëron ndodhen në një vizitë zyrtare në Bruksel në kuadër të komunikimeve për çeljen e negociatave nga Bashkimi Europian për Shqipërinë.

Rama pritet të zhvillojë edhe disa takime të të rëndësishme ku është parashikuar edhe një takim në orën 19:00 me Presidentin e Komisionit Europian Zhan Klod Junker dhe më pas të dy të dalin në një konferencë shtypi.

Ndërkohë, në kuadër të një aktiviteti me temë: “Shqipëria dhe perspektiva e saj europiane”, kanë folur edhe raportuesi për Shqipërinë Knut Fleckenstein dhe eurodeputetja Monika Makovei. Fleckenstein tha gjatë fjalës së tij se është i informuar për ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në Shqipëri dhe ka bërë thirrje që ato të merren seriozisht, duke ju referuar këtu kërkesave të Presidentit Meta, por duke shtuar se BE-së nuk i takon të ndërhyjë në politikën e brandshme të Shqipërisë.

“Kam lexuar që Presidenti  është i shqetësuar për situatën dhe se ajo mund të dalë jashtë kontrollit. Ne duhet ta marrim këtë seriozisht edhe pse ne nuk na takon që të ndërhyjmë në politikën e brendshme të Shqipërisë” tha Fleckenstein.

Duke folur rreth procesit të negociatave, Fleckenstein tha përgëzoi Shqipërinë për progresin e bërë sipas tij, dhe gjithashtu i bëri thirrje shteteve anëtare të hapin negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë duke tërhequr edhe vëmendijen se disa shtete anëtare të BE nuk ndajnë të njejtin qëndrim me Parlamentin dhe Komisionin Europian lidhur me këtë çështje.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: dekreti i presidentitilir metaKnut FleckensteinVENDIMI I PRESIDENTITVIZITA E RAMES NE BRUKSEL
Pas

Na ka mahnitur me rolet e tij, aktorin e njohur e kanë shitur fëmijë për 26 dollarë

Para

Media amerikane: “Edi Rama, kryeministri pa zemër për popullin e tij”

Para
Media amerikane: “Edi Rama, kryeministri pa zemër për popullin e tij”

Media amerikane: “Edi Rama, kryeministri pa zemër për popullin e tij”

Discussion about this post

 



Të Fundit

Situata e zjarreve në vend, PD apel qytetarëve: Largohuni nga zonat e rrezikshme, qeveria po dështon në menaxhim

Flakët në Borsh dalin jashtë kontrollit, rrezikohen banesat pranë vatrave të zjarrit

I dënuar për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Itali

14 kg drogë e fshehur në frigorifer, si u kap 52-vjeçari shqiptar në Bolonja

Britania dhe Jordania koordinojnë hedhjen ajrore të ndihmave në Gaza, shtohen thirrjet për njohjen e shtetit palestinez

“Na ka humbur vajza”/ Pushuesit nga Kosova ngrenë më këmbë policinë, gjendet pas disa orësh 9-vjeçarja në plazhin e Shëngjinit

Ministri Fidan pret në seancën inauguruese të Platformës së Paqes në Ballkan homologët e tij nga Ballkani

Shijak, flakët përfshijnë masivin pyjor në fshatin Shetel

Zjarre të shumta edhe në Kosovë, raportohen 29 vatra aktive në 8 orët e fundit

“Europa duhet të mbledhë veten”, Trump në Skoci: Emigracioni masiv po e dëmton kontinentin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.