14:47 | 21/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Fleckenstein: Negociatat pas zgjedhjeve. E rëndësishme zbatimi i menjëhershëm i Reformës në Drejtësi

07:46 | 02/02/2017
në Kryesore, Te Gjitha
0
Fleckenstein: Negociatat pas zgjedhjeve. E rëndësishme zbatimi i menjëhershëm i Reformës në Drejtësi

Zgjedhjet e qershorit do të jenë padyshim një test shumë i rëndësishëm përsa i përket aspiratave të vendit tonë në procesin e Integrimit. Prej kohësh çelja e negociatave ka hasur në një ngërç pa patur një datë fikse për çeljen e tyre.

Ndërkohë dje Komisioni i Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian miratoi projektrezolutën e Knut Fleckenstein për Shqipërinë. Raportuesi për Shqipërinë thekson se implementimi i reformës në drejtësi është jetik për vendin dhe se tashmë nuk mjafton vetëm ana teorike e saj. Sa i përket çështjes së hapjes së negociatave të vendit tonë me qëllim integrimin në Bashkimin Europian, Fleckenstein u shpreh se kjo mund të ndodhë pas zgjedhjeve të qershorit.

Me 52 vota pro, 6 kundër dhe 4 abstenim Komisioni i Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian ka aprovuar draft-rezolutën e raportuesit Knut Fleckenstein për Shqipërinë. Reforma në drejtësi është çelësi kryesor i progresit të vendit tonë, por sipas Fleckenstein, rëndësi të veçantë ka implementimi i saj.

“Ne jemi shumë të lumtur që reforma në drejtësi ka kaluar në parlament dhe që u pranua nga Gjykata Kushtetuese, kështu që tani vjen ana tjetër e medaljes. Ne bëjmë thirrje sigurisht për të shkuar përpara, për ta implementuar reformën, sepse suksesi i vërtetë qëndron në implementimin e saj dhe jo vetëm i shkruar në letër. Di që ka nisur një proces nën monitorimin e ndërkombëtarëve dhe jam i lumtur për këto zhvillime”, tha Fleckenstein. Sa i përket çështjes së hapjes së negociatave të vendit tonë me qëllim integrimin në Bashkimin Europian, Fleckenstein shprehet se kjo mund të ndodhë pas zgjedhjeve të qershorit. “Nëse reforma në drejtësi nis të implementohet menjëherë, pas zgjedhjeve të qershorit mendoj se do të kemi edhe hapjen e negociatave, duke shpresuar që komisioni të jetë dakord. Monitorimi në këtë rast nuk është i nevojshëm, sepse ne kemi besim tek parlamenti dhe autoritet shqiptare”, tha Fleckenstein. (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: negociatatzgjedhjet
Pas

Lirimi nga detyra i Manjanit, Nishani: “Në rast se u shkarkua për prononcimet e tij, lajm shumë i keq” I vlerëson kontributin në KLD

Para

Guxojnë rekrutët në Zvicër, ngjisin figurën e Skënderbeut në uniformat e tyre ushtarake

Para
Guxojnë rekrutët në Zvicër, ngjisin figurën e Skënderbeut në uniformat e tyre ushtarake

Guxojnë rekrutët në Zvicër, ngjisin figurën e Skënderbeut në uniformat e tyre ushtarake

Discussion about this post

 



Të Fundit

Nën hetim dy persona që parkuan makinën dysh në Tiranë, aplikohet për herë të parë neni 293

Bashkitë kanë 33 mln euro borxhe, duhet t’i shlyejnë brenda 12 muajve

I dënuar me burg për vjedhje me anë të mashtrimit, kapet në Morinë 35-vjeçari turk, po tentonte të hynte në Shqipëri

Beduinët evakuohen nga provinca me shumicë druze në Siri

Milan, Tomori zbulon objektivat e skuadrës: Të rikthejmë ekipin aty ku i takon

Vrasja e 27-vjeçarit në Kosovë, rikthehet për rigjykim rasti i policëve të përfshirë në ngjarjen tragjike

Deputetja Albana Vokshi shpallet e pafajshme për shpifje ndaj Vilma Nushit

Vrasja e ish-policit Santiago Malko, SPAK jep pretencën për të pandehurit: 30 vite burg për Leonard Dukën! Dënimi, në një burg të sigurisë së lartë

“Në PD duhet analizë për 11 majin dhe riorganizim! Nuk e mundim dot kështu Ramën”, Berisha i përgjigjet Fisnik Qoses: Jemi parti e hapur

Berisha: Edi Rama me anë të Sokol Sadushit kërkon të kapë edhe mandatin që u ka ngelur pa grabitur në Gjykatën Kushtetuese

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.