Pas vizitës në Shqipërim raportuesi i Parlamentit Europian Knut Fleckenstein rithekson se për Shqipërinë nuk do të ketë asnjë kusht shtesë për çeljen e negociatave.
Përmes një reagimi në rrjetet e tij sociale Fleckenstein thotë se shqiptarët e meritojnë cceljen e negociatave vitin e ardhshëm. Po sigurisht që reformat nuk duhet të ndalen në vendin tonë.
“Asnjë kusht shtesë!”
Ky ishte mesazhi im, të cilin e lashë kur vizitoja Shqipërinë si raportues për Parlamentin Evropian. Në diskutimet me presidentin e Republikës, me kryetarin e parlamentit, me kryetarët e grupeve politike dhe ministrat për çështjet e brendshme dhe drejtësinë, si dhe me ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së, situata e Shqipërisë ishte: nëse reformat në vend vazhdojnë të ndiqen atëherë negociatat e pranimit duhet të hapen në gjysmën e parë të vitit 2018.
Njerëzit në Shqipëri shpresojnë dhe e meritojnë këtë. Kohëzgjatja e negociatave varet nga zbatimi i shumë reformave, por njerëzit do ta shohin: ne në BE duam të bëjmë përparim. Një rrugë e vështirë. Ne ndihmojmë!
(E.K/SHUPLAKA)
Discussion about this post