Dje rreth orës 22:00 të së hënës disa persona me maska kanë hyrë në shtëpinë e 70-vjeçares Naferit Tafani, të cilën e kanë goditur me qytën e pistoletës dhe më pas kanë vjedhur rreth 2 milion lekë të vjetra.
Nga fqinjët e moshuara është gjetur me kokë të çarë dhe pa ndjenja nga fqinjët e saj të cilët më pas kanë njoftuar policinë. Kjo ngjarje ka ndodhur në fshatin Belsh. Naferit Tafani jetonte vetëm me bashkëshortin i cili në atë moment nuk ndodhej në shtëpi.
70-vjeçarja ndodhet në spitalin e Elbasanit jashtë rrezikut për jetën. “Kemi frikë të rrimë në shtëpitë tona. Unë jam me tnesion dhe zemër, më goditën me mjete të forta”, shprehet e moshuara. (J.V/Shuplaka)