Kreu i opozitës ruse që përfundoi në spital pas helmimit me Naviçok i ka bërë thirrje Moskës që ti kthejë rrobat. Alexei Navalny shprehet se para se të nisej drejt Gjermanisë për trajtim të specializuar i hoqën veshjen, gjë që sipas tij përbën “provën kryesore”.
“Para se të transportohesha drejt Gjermanisë, ata më hoqën rrobat dhe më dërguan krejtësisht të zhveshur. Duke qenë se në trupin tim ishte gjetur helm dhe se një infeksion kontakti ishte i mundur, rrobat janë provë materiale shumë e rëndësishme. Unë po kërkoj që rrobat të paketohen me kujdes në një qese plastike dhe të kthehen tek unë,”, pohoi Navalny nga Berlini, ku ndodhet ende i shtruar në spital.
Navalny u ndje keq gjatë një fluturim për në Rusi më 20 gusht dhe fillimisht u shtrua në Siberi por falë kërkesës së bashkëshortes, u transportua në Gjermani. Ishin mjekët gjermanë që zbuluan se ishte helmuar me naviçok, një helm nervor i prodhuar nga ekspertët sovjetikë për qëllime ushtarake.(A.M/Faxweb.al)