Astrit Patozi në gjithë këto muajt e fundit ka qenë një nga kritikët më të mëdhenj të Lulzim Bashës brenda PD-së.
Nga lënia jashtë e listave për deputetë në zgjedhjet e 25 Qershorit, te rikandidimi i Bashës për kreun e Partisë, janë vetëm disa nga çështjet që kanë sjellë rebelimin e Patozit.
Duhet thënë se nuk është i vetmi, pas tij apo me të renditen dhe një sërë të pakënaqurish të tjerë nisur nga Topalli te Bregu, apo Bode dhe të tjerë figura.
Në kuadër të të gjitha këtyre zhvillimeve natyrshëm lind pyetja: A do të kemi Parti të re ‘’pjellë” mga PD?
Për të gjitha këto pyetje, për reagimin e Berishës pak ditë më parë Patozi do të japë përgjigje në studion e Turjan Hyskës, sot në mbrëmje duke filluar nga ora 22 e 15.
Pak ditë më parë ish-kryeministri Berisha iu bënte thirrje gjithë zërave kundër që të bashkoheshin në mënyrë që përçarjet brenda PD-së të mos thelloheshin. Ndërsa pas zhvillimeve në Kuvend me dy votat e rrjedhura nga PD për Ruçin kryetar duket se kanë shtuar ndjeshëm zërat për krisjen e Partisë.
(E.K/SHUPLAKA)