Avokati i Henri Çilit, Andi Duraj thotë se se Çili është shoqëruar në orë 22:00 të mbrëmjes së 27 shkurtit, rrugës duke shkuar për në shtëpi. Sipas avokatit, Çili është mbajtur abuzivisht në qelitë e paraburgimit.
Sipas tij, urdhëri i ndalimit është prerë dje ora 08.15 dhe deri tani prokuroria nuk ka zbatuar procedurën e marrjes në pyetje pavarësisht gatishmërisë së tij për të dhënë shpjegime.
“Nuk është pyetur me procesverbal. Pra nuk ka asnjë proceverbal të marrjes në pyetje ndërsa nga ana e tij Çili mohon akuzat. Prokuroria e Përmetit është nxituar se nuk ka as juridiksion, as kompetencë për ndalimin e Çilit. Materialet nga policia ende nuk i kanë shkuar Prokurorisë së Përmetit. Për këtë arsye masa e arrestit për nesër është e pamundur të jepet. Afati përfundimtar është 96 orë” ka thënë Duraj.
Henri Çili ka mohuar të ketë pasur dijeni për gjithçka që akuzohet nga organi i Prokurorisë. Oficerët e Policise Gjyqësore kanë ndeshur në refuzimin e dhënies së shpegimeve nga ana e Çilit.
Ky i fundit i është nënshtruar seancave pyetësore në orët e vona të mbasdites së djeshme tek oficerët e Policisë Gjyqësore.
Në te gjitha deshmite që ka dhënë në një orë e gjysëm seancë pyetësore në ambjentet e Drejtorisë Vendore të Policisë së Gjirokastrës, Henri Çili mësohet të jetë shprehur se ska kryer asnjë shkelje për akuzat që i bëhen dhe se gjithcka sipas tij është tërësisht e manipuluar dhe do t’i kundërshtojë në momentin e duhur me prova dhe fakte.
Burime nga Prokuroria e Permetit bëjnë në ditur se Henri Çilit do ti komunikohet masa e arrestit në oët e mesdites se nesërme në Gjykaten e Faktit në Permet. Mbi Çilin rëndojnë katër vepra penale.
Botuesi dhe biznesmeni i njohur Henri Çili u vu në prangat e policisë, në banesën e tij, pasi akuzohet se ka ndërhyrë në Gjykata për të liruar anëtarët e grupit të zjarrit, të përfshirë në përplasjen me Policinë në fshatin Lazarat.
Ka qenë një hetim i nisur nga prokuroria e Përmetit, prej gjashtë muajsh, ai që ka nxjerrë në dritë dhe emrin e Çilit, që duket se ka biseda me disa persona të arrestuar për drogë, mes të cilëve dhe Adil Aliko, i cili ka dy djemtë e tij në burg, për vrasjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha.
Aliko, i cili kërkonte heqjen e dënimin të përjetshëm ndaj djalit të tij Arbionit, duket se i ka premtuar para dhe toka Çilit, përmes avokatit dhe pedagogut Ilir Korbi, në mënyrë që të riut t’i hiqej dënimi në gjykatën e lartë, pas vendimit të formës së prerë që është dhënë në apel.
Mësohet se së bashku me Çilin dhe me Korbin është arrestuar dhe noterja Shpresa Gjocaj, ku dyshohet se janë kryer kontratat për tokat që babai i Alikos do ia jepte Çilit dhe avokatit Korbi për të ndërhyrë në Gjykatën e Lartë për të zbutur dënimin e përjtshëm të Alikos.
Henri Çili akuzohet për ‘Ushtrim të ndikimit të paligjshëm tëk gjyqtarët’, ‘ Mashtrim’ dhe ‘ Pastrim të produkteve të veprës Penale’ , ndërkohë që kontrolleve mbrëmjen e djeshme nuk u ka shpëtuar as Universiteti Privat që ai drejton.
Për ngjarjen janë zhvilluar paralelisht aksione në Tiranë, Gjirokastër, Tepelenë dhe Përmet, ku ka një numër më të madh se 60 personash që janë shoqëruar, për shumicën e të cilëve janë lëshuar dhe urdhër arreste.
Po ashtu në mesin e të asrrestuarve është dhe biznesmeni Sait Fishta, i cili ka qenë kandidat për deputet nga radhët e socialistëve në Qarkun e Shkodrës. Fishta është arrestuar dhe më parë nga ana e policisë, për shkak se është akuzuar për ndërtime pa leje në bregdet.
Po ashtu në mëngjesin e sotëm Policia ka ushtruar kontrolle të imtësishme në disa banesa në Lazarat, mes tyre dhe atë të babait të dy djemve që janë në burg, Adil Alikos.
Derimë tani burime nga policia e Gjirokastrës bëjnë me dije se janë shoqëruar dy persona, Amarildo dhe Alfred Aliko, në banesat e të cilëve janë gjetur armë dhe fishekë.