18:04 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Flet dëshmitarja pas tmerrit në Genova: Dy djem shqiptarë kanë humbur jetën!

22:24 | 14/08/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Flet dëshmitarja pas tmerrit në Genova: Dy djem shqiptarë kanë humbur jetën!

“Dy emigrantë shqiptarë kanë humbur jetën nga shembja e urës në Genova!” Kështu ka deklaruar në një lidhje telefonike për Fax News shqiptarja Marjeta Musaraj e cila ka qenë dëshmitare në vendngjarje.

Ajo rrëfen momentet e tmerrit që ka përjetuar dhe tregon se çdo ditë jetonin me frikë pasi këmba e urës lëvizte.

“Një djalë 23 vjeç dhe një djalë tjetër kanë humbur jetën. Jam shumë e tronditur. Unë dëgjova se ato po i priste pronari për të punuar.Tani mora vesh se kanë vdekur të dy.

Është një frikë shumë madhe sepse aty shpërthyen dhe tubat e gazit. Nuk kishte të bënte me stuhinë, thonë që ka rënë një rrufe, por ajo kishte nevojë që të rindërtohej. Por aty është faji i atyre që nuk e rindërtojnë. Kishin3 muaj që punonin punëtorët aty.

Nga dita në ditë ajo dëgjohej dhe më shumë. Këmba e urës lëvizte. Rrezikon që të bie dhe pjesa tjetër dhe aty ka çisterna të gazit. Fati më i madh që nuk ka rënë e gjitha dhe është shkëputur e gjitha.”

Deri tani janë konfirmuar 35 të vdekur, 13 të plagosur, ndërsa 10 persona janë të zhdukur. Fotot nga vendi i ngjarjes tregojnë pjesë të shembura të urës në mes të saj, një pjesë në shtratin e një lumi, por të tjera mbi shtëpitë dhe kapanonet industriale që ndodhen nën të.

Ura e ndërtuar në vitet 1960 është e njohur si “ura Morandi”. Pjesa e shembur është rreth një kilometër e gjatë dhe ngrihet mbi një pjesë të shtratit të lumit Polcevera. E përditshmja italiane “La Repubblica” e përshkruan atë pjesë të qytetit si shumë të banuar.

Shkak për shembjen e urës mund të jetë bërë një defekt strukturor. Autostrada është mbyllur në drejtimin Xhenova-Savona dhe gjithashtu në drejtimet Milano-Xhenova dhe Xhenova-Aeroport.

Liguria është përfshirë prej disa orësh nga reshje të dendura shiu, pa pushim, ndërsa Mbrojtja Civile kishte shpallur alarmin “portokalli”.

(M.Q/Faxweb)

Etiketa: marjeta musaraj
Pas

Shqipëria po tretet, bie ndjeshëm shtesa natyrore

Para

Dogji banesën e bashkëshortit për një tekë, 42 vjeçarja zbulon pse do të mbyste edhe binjaket në lumë

Para
Dogji banesën e bashkëshortit për një tekë, 42 vjeçarja zbulon pse do të mbyste edhe binjaket në lumë

Dogji banesën e bashkëshortit për një tekë, 42 vjeçarja zbulon pse do të mbyste edhe binjaket në lumë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përshkallëzimi i luftës në Gaza: 51 të vrarë dhe humbje të rënda për ushtrinë izraelite

Itali/ Grabitje përfundon në tragjedi: Shqiptari 25-vjeçar humb jetën pas shkëmbimit zjarri

Monopatinat elektrike, trend i rrezikshëm në rrugët e Tiranës

Kallas: Trump kërkoi rritje të shpenzimeve për mbrojtjen, u përgjigjëm pozitivisht

Hegseth: Programi bërthamor i Iranit është eliminuar, “Merrni një lopatë dhe gërmoni”

Turqia në krye të investimeve të huaja në Shqipëri, Holanda dhe Italia pas saj

Frikë dhe pasiguri në Teheran: Lideri suprem pezullon komunikimet pas sulmeve

Trump: Irani ka nevojë për para pas luftës nuk kundërshtoj shitjen e naftës në Kinë

Qeveria miraton ndërtimin e centralit fotovoltaik në Taç të Kolonjës, kapacitet 62 MW për 49 vite

UNESCO: Mediat online duhet të dallohen nga përmbajtjet individuale kërkohet përmirësim i ligjit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.