10:26 | 23/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Flet Frederik Ndoci: Voltana Ademi u hakmor meqë i erdhi rasti në derë (INTERVISTA)

10:03 | 23/08/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Policia me antiplumb i ndërpret koncertin, Frederik Ndoci: Ma ka bërë Voltana Ademi jo Rama

Frederik Ndoci ka folur rreth prishjes së koncertit nga ana e policisë në Velipojë. Në një intervistë për Panorama këngëtari ka theksuar se Voltana Ademi ka marrë masa ektreme.  “Voltana mund të ketë dëgjuar që i ka shkuar mesazh Kryeministrit dhe për të bërë përshtypje në sy të tij, por edhe për të më ndëshkuar mua, meqë i erdhi rasti në derë, ka marrë masa ekstreme”, shprehet ai.

 Më tej Ndoci ka theksuar se  Shkodra ka nevojë për ndryshime dhe se bashkia vë gjoba në gjoba sipas interesave të saj dhe asgjë nuk ndryshon

“Nuk kam asnjë marrëdhënie as me të e as me politikën. Unë jam artist. Nëse më pëlqen diçka nga ndryshimet që bën politika e vlerësoj dhe e them, nëse nuk më pëlqen, gjithashtu e them, nuk jam as i majtë e as i djathtë. Ama, ka diçka, kam menduar që Shkodra ka nevojë për ndryshime. U bënë 27 vite që është e djathtë dhe s’po bëhet asgjë për ta. Të shihni nivelin e turizmit është i mjerueshëm, turistët nuk kanë asnjë argëtim. Bashkia vë gjoba sipas interesave të saj dhe asgjë nuk ndryshon. Bashkia vazhdon të marrë taksa pa dhënë asgjë në këmbim. Edhe ata policët që dërgojnë i ngrenë nga plazhi aty vërdallë të bëjnë kërcënime. Pra, këtë mendim timin Voltana e di sepse jam kundërvënë disa herë dhe ndoshta ka menduar ta përdorë, të hakmerret meqenëse i erdhi rasti.”, tha Ndoci. 

INTERVISTA:

Çfarë bëri policia në darkën që erdhi e armatosur?

Ndaloi në mënyrë kategorike muzikën dhe na tha të mos vazhdojmë më sepse i tillë ishte urdhri.

Sa ishte ora?

Ora ende nuk kishte shkuar 22:00.

Sa është orari i lejuar i muzikës live?

Në ditët e javës, prej momentit kur fillon e deri në orën 23:00. Në fundjavë, të premte, të shtunë orari shkon deri në orën 00:00 ose ca minuta më vonë, por përgjithësisht mbyllet në këtë orë.

Prej sa kohësh këndoni në Velipojë dhe a ka pasur raste të ngjashme më parë?

Jo, nuk ka ndodhur asgjë, asnjëherë. Tashmë ka kaluar një muaj që kur unë jam aty dhe gjithçka ka shkuar shumë mirë madje klientela e restorantit është shtuar. Parmbrëmë, kur erdhën na hoqën muzikën, ishin disa gra që më thanë se kishin ardhur enkas nga Shkodra për të më dëgjuar live, por që nuk mundëm sepse mua atë natë më penguan të këndoja.

Çfarë ka përreth restorantit? A ka hotele me pushues që mund të shqetësohen?

Po, është një hotel ngjitur me restorantin dhe siç na thanë, pronari i hotelit i kishte dërguar mesazh Edi Ramës ku i kërkonte të mbyllte muzikën. E kërcënonte!

Kërcënonte Edi Ramën?! Përndryshe, çfarë do bënte?

Këto unë nuk i kam parë vetë, por na thanë se kishte shkruar që do vriste veten ose ndonjërin prej pushuesve nëse nuk merreshin masa sepse nuk e duronte dot më këtë situatë.

Pas këtij mesazhi erdhi policia?

Policia aty kishte ardhur edhe më parë, më saktë, kishte kaluar për të parë situatën ashtu siç bënte e bën me të gjitha vendet e tjera por asnjëherë nuk ishte sjellë si natën e mëparshme, aq e frikshme dhe duke krijuar terror.

A bëhen matje të nivelit akustik? Si është situata?

Këtë kërkuam dhe kërkojmë edhe ne që të bëhen matje. Së pari, duhet thënë që unë nuk këndoj atë lloj muzike sa të shqetësoj rreth e përqark, dhe së dyti, i kam të gjitha aparaturat matëse vetë dhe kontrolloj gjithçka. Nuk ndodh të kem kaluar normën, por edhe sikur ta kisha bërë askush nuk ka ardhur të bëjë matjet dhe vlerësimet e duhura.

Klientët e hotelit pronari i të cilit është ankuar a vijnë në restorant?

Po, janë klientë të vazhdueshëm.

A mund të jetë kjo një arsye, konflikti i interesit?

Jo, nuk ka lidhje sepse hoteli nuk ka fare restorant.

Atëherë, si e shpjegoni? Në komentet e rrjeteve sociale kishit përmendur kryetaren e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademin. Pse keni thënë se është dora e saj?

Sepse e Kryeministrit nuk mund të jetë në asnjë mënyrë, më duket krejt absurde sado që të thonë. Voltana mund të ketë dëgjuar që i ka shkuar mesazh Kryeministrit dhe për të bërë përshtypje në sy të tij, por edhe për të më ndëshkuar mua, meqë i erdhi rasti në derë, ka marrë masa ekstreme.

Pse ka dashur t’iu ndëshkojë juve? Keni marrëdhënie konfliktuale?

Nuk kam asnjë marrëdhënie as me të e as me politikën. Unë jam artist. Nëse më pëlqen diçka nga ndryshimet që bën politika e vlerësoj dhe e them, nëse nuk më pëlqen, gjithashtu e them, nuk jam as i majtë e as i djathtë. Ama, ka diçka, kam menduar që Shkodra ka nevojë për ndryshime. U bënë 27 vite që është e djathtë dhe s’po bëhet asgjë për ta. Të shihni nivelin e turizmit është i mjerueshëm, turistët nuk kanë asnjë argëtim. Bashkia vë gjoba sipas interesave të saj dhe asgjë nuk ndryshon. Bashkia vazhdon të marrë taksa pa dhënë asgjë në këmbim. Edhe ata policët që dërgojnë i ngrenë nga plazhi aty vërdallë të bëjnë kërcënime. Pra, këtë mendim timin Voltana e di sepse jam kundërvënë disa herë dhe ndoshta ka menduar ta përdorë, të hakmerret meqenëse i erdhi rasti.

A keni marrë sinjalizime gjatë ditës së sotme, si do procedoni në mbrëmje?

Sot do këndoj. Le të vijnë të bëjnë ç’të duan. Do filmoj gjithçka dhe do këndoj, nuk kanë të drejtë të bëjnë asgjë.

Çfarë ndodh me lokalet e tjera ku ka muzikë live? I keni parë?

I kam parë dhe i kam regjistruar. Përveçse është një nivel krejt tjetër, ambiente aspak familjare, por me muzikë të lartë e të një lloji tjetër, vazhdojnë të qëndrojnë të hapura deri vonë pa u ndërprerë nga askush. Le të vijnë të bëjnë krahasimin mes nesh dhe tyre e të na thonë.

Pse keni zgjedhur Velipojën për të kënduar kur keni kaq shumë ankesa?

Nuk e kam zgjedhur me idenë për të bërë biznes. Unë këtu erdha me familjen për të pushuar e meqenëse ishte rasti edhe për të shërbyer diku, sepse të tilla ishin rrethanat, miqësore, nisa të këndoj mbrëmjeve. Mirëpo me gjithë zymtësinë që ka atmosfera mbrëmjeve në këtë vend, nuk të lënë të ndryshosh diçka.

(J.V/Shuplaka)

 

Etiketa: Frederik Ndocireagim
Pas

Të bukura dhe të suksesshme, kush janë 10 gratë e bekuara që i ”fshehin” vitet

Para

“Ndalohen shqiptarët se janë zhulsa”, çudia me kampingun në Kavajë ku pranohen vetëm turistët e huaj

Para
“Ndalohen shqiptarët se janë zhulsa”, çudia me kampingun në Kavajë ku pranohen vetëm turistët e huaj

"Ndalohen shqiptarët se janë zhulsa", çudia me kampingun në Kavajë ku pranohen vetëm turistët e huaj

Discussion about this post

 



Të Fundit

Operacioni “Ura”/SPAK dhe Antimafia zbulojnë 29 të ndaluar, 12 në pranga, pjesa tjetër në kërkim

“Ura”, të arrestuarit në gjykatë/ Gjykata e Posaçme vendos masat e sigurisë për disa të arrestuar

Përplasi makinën e policisë dhe disa mjete të tjera, vihet në pranga i riu në Tiranë

Arrestimi i Xhevdet Plakut/ Operacioni në Durrës, policia: Ishte në kërkim, iu gjet një armë zjarri

LAJM I FUNDIT/ Aksion brenda një restoranti në Gjirin e Lalzit, arrestohen disa të shumëkërkuar

Vrasja e Ilaria Sulës/ Studentja shqiptare mësoi mashtrimin që po bënte ish i dashuri i saj, ai i mori jetën

Ja cilët janë qytetet më tërheqëse në botë

Orban akuzon Ukrainën për spiunazh në Hungari

Këmbimi valutor: Euro në nivele të ulëta, me sa këmbehen monedhat e tjera

Vendet e G7-s paralajmërojnë sanksione shtesë ndaj Rusisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.