Gazetari amerikan James Montague i cili ka takuar Ismail Morinën në burg në Kroaci ka pohuar se ai ndihet shumë i frikësuar.
“Me frikë dhe pasiguri” shprehet gazetari se Morina pret vendimin e Gjykatës Supreme të Kroacisë, dhe pastaj Ministrisë së Drejtësisë, lidhur me kërkesën e Serbisë për ekstradimin e tij.
“Kur e pashë, ai ishte shumë i frikësuar, ishte një person tjetër nga ai që takova dy vjet më parë kur e intervistoja pas incidentit me dronin. I kishte prerë flokët, kishte hequr mjekrën, ishte i frikësuar për të ardhmen e tij, veçanërisht nëse ai do të ekstradohej dhe kishte frikë më shumë se çdo gjë, sepse ai besonte se jeta e tij në Serbi do të rrezikohej”, tha Montegy.
Gazetari Montegy ka pasqyryar edhe futjen e flamurit etnik shqiptar në stadiumin serb dy vite më parë nga Morina. Madje ka shkruar edhe një shkrim për “The New Yorks Time”. (J.V/Shuplaka)