Një ngjarje e rëndë u raportua dje nga qyteti i Gjirokastrës. Familja e gazetarit Telnis Skuqi u dhunua rëndë në banesën e saj. Bashkëshortja Ola Skuqi përfundoi me të çara në kokë dhe hematoma, ndërsa fëmijët u traumatizuan.
Por si ndodhi ngjarja? Kush është agresorja dhe pse policia nuk reagoi? Gazetari flet për ”Shuplaka”-n duke thënë se nuk është hera e parë që i ndodh familjes së tij.
Të shkuara Telnis! Si është bashkëshortja tani?
Bashkëshortja mirë, por është lënduar shumë vajza e madhe, pasi kujton se ajo është fajtore që hapi derën.
Po kush ua bëri këtë?
Unë ndodhem 5 mijë kilometra larg familjes.
Dje jam njoftuar nga një koleg, që ime shoqe është sulmuar në brendësi të baneses, por më qetësoi sepse situata tashmë është normalizuar.
Është sulmuar më parë, apo hera e parë që ndodhte?
Dy herë është sulmuar, kjo është e treta. Dy herët e para është sulmuar për shkak të profesionit të bashkëshortit.
Nga i njëjti person?
Jo. Më 20 nëntor 2013, ajo dhe fëmijët e mi janë dhunuar psikologjikisht, pasi kanë parë kryefamiljarin të dhunohet fizikisht në brendësi të automjetit. Rasti i dytë është koka e dhisë në banesë. Ndërsa këtë herë e pësoi vetë personalisht.
Ku ndodhesh ti?
Në një nga vendet skandinave.
Dy herët e para keni denoncuar në polici? Po herën e tretë?
Për policinë krimi më i rëndë është te shkaktari i 35 mijë lekëve të vjetra dëm energji elektrike dhe dëmtuesi të futet në burg, se sa një agresore që shkon me paramendim për të dhunuar nënën e dy fëmijëve të mi në banesën time. Ajo ka konsumuar të paktën tri vepra penale të pastra.
Kush është agresorja?
Albana Mevlani (A. M).
Me çfarë merret, kush është kjo grua, e njihni personalisht?
Nuk e njoh. E kupton se çfarë ka ndodhur? Sapo më njoftoi ime shoqe që mjeku ligjor nuk bën dokumentet për të vërtetuar dhunën që është ushtruar ndaj nënës së fëmijëve të mi. Ky është një sulm i pastër politik.
Ajo ka sulmuar familjen time, por më skandaloze është sistemi i mbrojtjes, sepse policia nuk ka ndaluar agresoren, ndërsa mjeku ligjor nuk pranon të bëjë dokumentin shkencor të dhunës. Kjo është çmenduri. (V.G/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1153″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]