14:26 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Flet gjyshi i 13-vjeçarit që u qëllua për vdekje nga vëllai: Si e mora vesh vrasjen e nipit, fëmijët pa prindër jashtë kontrollit

13:15 | 24/10/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Flet gjyshi i 13-vjeçarit që u qëllua për vdekje nga vëllai: Si e mora vesh vrasjen e nipit, fëmijët pa prindër jashtë kontrollit

Pas ngjarjes së që ndodhi ditën e sotme në Fier, ku vëllai i vogël 10 vjeç goditi për vdekje me thikë vëllain 13-vjeç, ka folur gjyshi i tyre Isa Veizi.

Gjyshi i tyre u shpreh se ato janë zënë në oborr dhe sipas tij prindërit  e tyre nuk kanë qenë në shtëpi pasi kanë qenë duke punuar në Vlorë.

Ai më tej shtoi se fëmijët ngaqë nuk kanë pasur prindërit kanë dalë jashtë kontrollit duke u grindur.

“Në orën 6 të mëngjesit dola nga shtëpia vizitova një të sëmurë. Dola nga spitali pashë një makinë që erdhi me shpëjtësi. Nga kureshtja shkova e pashë pa njohur njeri. Nga aty zbriti nusja e nipit që ishte në makinë. Nusja e nipit më tha ‘u vra çuni Fatmirit’. Nuk e dimë arsyen. Kur u takova me mjekët më thanë se fëmija ka ardhur i vdekur. Janë zënë në oborr. Të dy atë e bir ishin në Vlorë në punë. Fëmijët ishin vetëm në shtëpi. Nuk e di si ka ndodhur askush s’më tha tha gjë janë zënë në oborr, fëmija pa prindër është jashtë kontrollit. Nuk vajtën as në shkollë dhe krijuan këtë disfatë.“- u shpreh gjyshi të miturve.

Ndërkohë xhaxhai i dy fëmijëve u shpreh se ato u grindën duke qëruar peshk dhe se e dinin si shaka ndërmjet njëri-tjetrit.

“Unë isha tek vjehrri spese e kemi të sëmurë. Aty më erdhi haberi se hajde se u vra nipi. Prindërit ishin në punë, i ati dhe i biri ishin në punë. Shkojnë në shkollë po nuk e di sot sesi ishte puna. Duke qëruar peshk, duke bërë shaka, aty ai e dinte lojë dhe e ka goditur me thikë. Iku në komisariat ai, është trembur shumë. E morën dhe e mbajtën afër. Ato po qëronin peshk për ta ngrënë bashkë.”- u shpreh ai.

Rreth orës 10:50, ka shkuar i shoqëruar nga familjarët në Spitalin e Fierit shtetasi Gj.V, 13 vjeç, banues në fshatin Baltëz.

Nga hetimet paraprake dyshohet se pas një grindje me njëri tjetrin, vëllai i tij i vogël, shtetasi i mitur K.V, 10 vjeç, ka marrë thikën dhe e ka goditur.

Si pasojë e plagëve të marra, shtetasi Gj.V ndërroi jetë në Spitalin e Fierit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(M.Q/Faxweb.al)

Etiketa: Fier
Pas

Thanë se ishte e lidhur me burrin e shoqes: Roza Lati sqaron situatën e sikletshme

Para

Lista e plotë/ Kush janë kryetarët e PS-së që janë propozuar për t’u shkarkuar (EMRAT)

Para
Lista e plotë/ Kush janë kryetarët e PS-së që janë propozuar për t’u shkarkuar (EMRAT)

Lista e plotë/ Kush janë kryetarët e PS-së që janë propozuar për t’u shkarkuar (EMRAT)

Discussion about this post

 



Të Fundit

SHBA: Izraeli ka gati planin e paqes në Gaza! Hamasi: Jemi skeptikë,qëllimi i tyre është të marrë pengjet

Mbyllet në Fier turi çiklistik i Shqipërisë, shpallen fituesit e garës tradicionale

Ministri i jashtëm turk në Ukrainë: Moska dhe Kievi duan armëpushim, po negociojmë

Italia dhe Kazakistani nënshkruajnë marrëveshje prej 4 miliardë eurosh

Serie A “pushton” Shqipëri-Serbi, plotë 12 futbollistë nga kampionati italian zbresin në Tiranë

Moska e akuzoi për “thikë pas shpine”, Vuçiç: Do të hetojmë si përfunduan armët serbe në Ukrainë

Raporti: Koreja e Veriut i dorëzoi Rusisë 20.000 kontejnerë me municione

Macron kërkon qëndrim kolektiv kundër Izraelit: Njohja e shtetit palestinez, detyrim moral dhe politik

Dyshohet se i ofroi informacione sekrete një qeverie të huaj, përfundon në pranga punonjësi i Pentagonit

Ankesat e PD mbajnë ‘peng’ shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve! ‘Provat’ në KAS, lajmet e portaleve dhe denoncimet e saj

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.