21:16 | 02/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Flet Gudar Beqiraj: Si më këshilloi ish-studenti im Ilir Meta të dorëhiqesha nga Akademia e Shkencave

09:26 | 14/11/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Flet Gudar Beqiraj: Si më këshilloi ish-studenti im Ilir Meta të dorëhiqesha nga Akademia e Shkencave

Kryetari i Akademisë së Shkencave, Gudar Beqiraj ka treguar arsyen pse është dorëhequr nga ky institucion dhe se kush e bindi atë për  të marrë këtë vendim. 

 I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Beqiraj  ka treguar se  presidenti Ilir Meta ishte ai që e bindi për të marrë këtë vendim.

“Por presidenti i Republikës Ilir Meta, të cilin e kam patur student, pas dy muajsh nga zgjedhja ime si kryetar, më thirri në zyrë dhe më sugjeroi të dorëhiqesha. Unë u binda. Nuk mund të merrja unë koston e asgjësimit të Akademisë. Tani jam vërtetë i çliruar nga një peshë që nuk kishte pse ta kisha unë. Ishte një sugjerim i drejtë i zotit Meta edhe pse unë mund të vazhdoja punën normalisht sepse ligji nuk përcakton zhdekretim, as afat dhe në këtë mënyrë unë isha komod ligjërisht.”, u shpreh Beqiraj.

Për dorëheqjen

Nuk më kishte shkuar kurrë ndër mend të jepja dorëheqjen. Isha zgjedhur brenda rregullave të përcaktuara dhe nuk kisha asnjë dilemë. Por presidenti i Republikës Ilir Meta, të cilin e kam patur student, pas dy muajsh nga zgjedhja ime si kryetar, më thirri në zyrë dhe më sugjeroi të dorëhiqesha. Unë u binda. Nuk mund të merrja unë koston e asgjësimit të Akademisë. Tani jam vërtetë i çliruar nga një peshë që nuk kishte pse ta kisha unë. Ishte një sugjerim i drejtë i zotit Meta edhe pse unë mund të vazhdoja punën normalisht sepse ligji nuk përcakton zhdekretim, as afat dhe në këtë mënyrë unë isha komod ligjërisht. Por kjo nuk do ishte zgjidhje sepse quhej konflikt. Sa i përket kryeministrit Rama unë nuk e kam takuar prej shumë vitesh. Me të kurrë nuk kam patur as mosmarrëveshje, e as kontakt. Madje në vitin 2008 kur ishte kryetar i Bashkisë më dha titullin nder i qytetit të Tiranës. Kam përshtypjen se ka marrë këshilla të gabuara. Ka një fakt interesant. Vetëm dy orë përpara se të takoja Metën, kryeministri Rama kishte dhënë aprovimin për dhënien e fondeve për akademinë e shkencave, pra kishte kthyer atë që kishte premtuar se nuk do ta jepte.

Për zgjedhjen si kryetar

Sa për atë që akuzuan se nënkryetari u zgjodh kryetar dhe kryetari u zgjodh nënkryetar, unë u them se këtë e përmban ligji dhe nuk është shkelje. Të gjithë votuan dhe derisa zgjedhje është me 50 plus 1 të votave atëherë këtu nuk ka asnjë gabim. Ishte një proces tepër rigoroz dhe pas asnjë lëshim.

Për lobingjet

E them me përgjegjësi, në akademinë e shkencave nuk ka dhe nuk ka patur lobingje as për zgjedhjen e  drejtueseve, e as për zgjedhjen e anëtarëve të akademisë. Të pakënaqurit nga jashtë janë ata që kanë humbur garën për të qenë anëtarë të akademisë së shkencave dhe ky është problem i tyre.

Për reformën

Aktualisht Akademia e Shkencave është pothuajse e shuar dhe nuk funksionon pavarësisht se edhe me këtë situatë aty është bërë një punë e madhe. Reforma në akademi do të thotë kthimi i instituteve pranë saj. Aktualisht nuk ekzistojnë instituti i Fizikës Bërthamore, Instituti I Biologjisë dhe ai i Gjeografisë si dhe Instituti i Informatikës. Por këto janë pasuri kombëtare që nëpërmjet tyre janë ndërtuar vepra madhore për vendin. Unë di që të gjithë qeveritë e kanë anashkaluar akademinë e shkencave në vend që ta përkrahnin dhe ti merrnin mendim asaj. Di që deri në vitin 1990 kryetari I Akademisë së Shkencave merrte pjesë deri në mbledhjet e qeverisë. Ndërsa pas vitit 1990 qeveritë nuk kanë dashur tia dinë fare për akademinë.

Për akademinë e përbashkët Shqipëri-Kosovë

Shqipëria dhe Kosova nuk mund të kenë kurrë një akademi të përbashkët. Kjo do ishte nonsens. Janë dy shtete të pavarura dhe duhet të kenë edhe dy akademi përkatëse. Nuk mund të kemi dy shtete me një akademi. E rëndësishëm është bashkëpunimi që është në nivelet e duhura. (J.V/Faxweb)

Etiketa: akademia e shencaveGudar Beqirajilir meta
Pas

Gazetarja tregon njohjen me bashkëshortin në kursin e hollandishtes, si është jeta e saj në Bruksel (VIDEO)

Para

E rëndë, një 20-vjeçare i jep fund jetës me fostoksinë në Velipojë

Para
E rëndë, një 20-vjeçare i jep fund jetës me fostoksinë në Velipojë

E rëndë, një 20-vjeçare i jep fund jetës me fostoksinë në Velipojë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përfundon ndërhyrja nga ajri në vatrën e zjarrit në Darëzezë, monitorimi vijon nga toka

“Mungojnë mbi 130 mijë fletë votimi”, KQZ i përgjigjet kërkesës së PD: Ja sa janë të papërdorura

Trump dënon ashpër sulmin në Kolorado: Terrorizmi s’do të tolerohet në Amerikë

Bill Gates do ta dhurojë shumicën e pasurisë 200 miliardë dollarë për Afrikën

Kriza politike në Kosovë, Haxhiu: Opozita ka një inat irracional

Fier/Prefekti Arben Çuko: Flakët në Darëzezë po vihen nën kontroll, ndërhyrja nga ajri po jep rezultat

Kërcënoi me jetë vajzën e Melonit/ Tenton vetëvrasjen profesori, piu alkool me medikamente

Sulmi në Kolorado gjatë protestës në mbështetje të Izraelit, Trump: Rezultat i kufijve të hapur të Biden, radikalët e paligjshëm do të depërtohen

Propozimi i presidentit Erdogan: Putin të takohet me Zelenskyn në Turqi, të jetë i pranishëm edhe Trump

11 maji, PD i drejtohet KQZ-së: Mungojnë më shumë se 130 mijë fletë votimi për zgjedhësit brenda vendit!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.