Ardimir Murataj është i riu që shpëtoi dy vajzat e Rudina Kishtës, pak ditë më parë në lumin Seman në Fier. Ai tregon momentet e tmerrit, kur ka arritur të heqë nga duart e nënës dy vajzat e mitura, 6-vjeçare, pasi kjo e fundit tentoi që ti mbyste.
Murataj tregon se nëna kishte zhytur dy vajzat në ujë, ndërsa edhe pasi ai kishte arritur që ti dërgonte në breg, Rudina kishte insistuar që ti mbyste vajzat me thonj, duke e bërë edhe më të rëndë skenën e kësaj ngjarjeje.
‘’Unë kam qenë këtu për të shtyrë kohën dhe të peshkoja, ishte koha 7 e gjys e pasdites dhe u bëra gati për të ikur në shtëpi. Gruaja kaloi rrugën dhe u fut në ujë me njërën prej tyre.
Unë vrapoj dhe i heq njërën nga vajzat nga duart, e cila ishte gysmë e gjallë. Më pas njërën nga vajzat i kishte zhytur kokën dhe e mbante prej mesi. Jam futur me not, dhe i kam bërë frymëmarrje artificiale.
Vetë nënën e mori rrjedha e lumit, dhe u fut një qytetar tjetër për ta shpëtuar. Tentoi që të na i merrte vajzat sërish dhe ti mbyste me duar, të njëjtën gjë bëri dhe kur erdhi policia.
Thoshte që nuk kishim punë se ishin fëmijët e saj. Vajzat vetëm qanin, ndërsa e ëma gjuante me gurë dhe me grushta”, u shpreh qytetari për Fax News.
https://www.youtube.com/watch?v=4vieS10mW5g&feature=youtu.be
Vetë Rudina Kishta i ka vënë dhe zjarrin shtëpisë së bashkëjetuesit të saj, pasi ka pretenduar se ky e dhunonte vazhdimisht, dhe kthehej në banesë i dehur.
Vetë Kishta ka pranuar akuzat në Gjykatën e Fierit, mes tyre edhe tentativën për mbytjen e dy vajzave të mitura duke thënë se këtë do ta bënte pasi vajzat janë të sajat.
“Unë ia kam vënë flakën shtëpisë sepse Ardian Gjika nga Grecallia me të cilin bashkëjetoj prej 6 muaj ka ushtruar dhunë ndaj meje dhe dy vajzave të mitura 6-vjeçare. Kam 6 muaj që jetoj në kushte të vështira dhe bashkëjetuesi ishte i dhunshëm dhe pinte”, ka thënë ajo.
(E.K/FAXWEB.AL)