16:29 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Flet ish-deputetja e Bashës: Në politikë mbetet kush shkon më shumë nga zyra e kryetarit

11:34 | 20/04/2018
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Flet ish-deputetja e Bashës: Në politikë mbetet kush shkon më shumë nga zyra e kryetarit

Arbjola Halimi, e cila nuk u rikandidua për të qenë deputete në zgjedhjet që lamë pas nga ana e Lulzim Bashës thotë se politika për gratë në Shqipëri është shumë e vështirë.

Ajo thotë se në shumicën e rasteve arrijnë që t’ia dalin ata që kalojnë më shumë nga zyra e kryetarit.

Në lidhje me moskandidimin ajo është shprehur për gazetën ‘’Dita”: Pati një mosrikandidim i cili u lexua si largimi im nga politika, por nuk është kështu. Unë vazhdoj të merrem me politikë, ashtu si e gjykoj unë. Gjithnjë brenda të njëjtës forcë politike. Kam pasur pakënaqësitë e mia dhe i kam me lidershipin, por kjo nuk të largon nga politika. Mundet që moskandidimi të lidhet me përpjekjen për “spostim”, nuk e di me saktësi këtë, por kjo nuk ka ndodhur. Sigurisht kur humbet statusin, humbet edhe disa funksione të tjera politike.

Ka pasur shumë diskutime për këtë. Disa janë edhe publike. Ende sot nuk kemi një shpjegim të qartë të këtij largimi, pasi ka mospërputhshmëri të theksuar midis deklaratave të lidershipit të partisë ku bëj pjesë para zgjedhjeve të 2017-s në lidhje me kriteret e kandidatëve që mund të vazhdonin “garën”. Kështu p.sh mbahej një qëndrim i qartë mbi pastërtinë e figurës, të qenurit i ri në politikë dhe konsekuent me qëndrimet e grupit.

Një pjesë e mirë e të larguarve jo vetëm që i plotësonin por ishin zgjedhur pikërisht mbi këto kritere, dhe ende sot nuk më del i qartë largimi i tyre, arsyet e largimit më saktë. Nuk ka pasur as sot një sqarim mbi këtë pikë, dhe secili nga ne është shoqëruar me një lloj konfuzioni mbi arsyet e largimit. Po kjo i përket së shkuarës tashmë. Më vjen keq ta them po politika sot bëhet ende “kush shkon më shumë tek zyra e kryetarit” dhe jo kush i ka vërtetë cilësitë. Gjithsesi theksoj se gëzoj respekt për disa prej kolegëve të mi që janë sot aktivë në PD.

(E.K/FAXWEB.AL)

Etiketa: Arbjola Halimi
Pas

(Video) Pamje nga salla e gjyqit, 11 kuksianët e arrestuar kërkojnë lirimin

Para

Videoja e ‘Fax News’ në duart e gjykatës, mund të vendosë fatin e 11 kuksianëve

Para
Videoja e ‘Fax News’ në duart e gjykatës, mund të vendosë fatin e 11 kuksianëve

Videoja e ‘Fax News’ në duart e gjykatës, mund të vendosë fatin e 11 kuksianëve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gjermani/ Makina përplas një grup nxënësish të shkollës fillore në Këln, katër të plagosur

Negociatat Ukrainë-Rusi, Zelensky: Propozuam armëpushim deri sa të takohen liderët

Kryqi i Kuq Ndërkombëtar: Gaza, më keq se ferri në tokë

Shtohet frika në Gjermani, ekspertët: Rrezik për sulme me dronë ndaj bazave ushtarake

Musk “shpërthen” ndaj Trump, miliarderi thellon përplasjen me presidentin

Moska akuzon Perëndimin, zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse: Jeni përfshire në sulmet e Ukrainës ndaj qytetarëve rus

Rusia dhe Ukraina bien dakord për shkëmbim të ri të të burgosurve/ Nis në data 7 deri më 9 qershor

“Viktima ishte në një makinë që shiste pula zogj”/ Artan Tafani në GJKKO: Ja si u ekzekutua Albi Bashaliu

Një kopje 700-vjeçare e Torës gjendet në Turqi

Një SMS zbuloi trafikantët, në 5 muaj 21 të arrestuar dhe 29 armë të sekuestruara në Tiranë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.