I ftuar pasditen e sotme në Fax News ishte kampioni i sportit të Bodybuilding, Marsel Vangjeli.
Ai u shpall kampion i kampionëve në Vjenë, Austri. Për gazetarin Egon Loli, kampioni i Bodybuilding u shpreh se synimi i tij është të garojë në kampionatin botëror të Bodybuilding Mister Olympia në Las Vegas.
Vangjeli thotë se ka që në moshën 13-vjeçare që merret me këtë sport, për të cilën duhet shumë motivim dhe disiplinë. Shpesh ai stërvitet pa pushim.
Për të e rëndësishme është që rrethi i tij i ngushtë të motivohen shumë prej tij.
Marsel Vangjeli: Gara që fitova ishte garë amatore, kishte pjesëmarrës nga e gjithë bota në garë për t’u bërë profesionst. Dhe të fitosh kategorinë tënde dhe pastaj do ta dalësh me kampionet e kategorive të tjera, ku edhe fitova. Çdo garë që bëj tani është kualifikues që të çon në kampionatin botëror Mister Olympia në Las Vegas.
Bodybuilding është sport kompleks, së pari është gjenetike. Më pas pëmirësohet. Është sporti më i lashtë në botë sepse ka të bëjë me trupin. Që ta çosh trupin aty duhet shumë punë. Tani do garoj Open Bodybuilding që është pa limit peshe. Dedikohem 24 orë në ditë. Do regjim, 3 stërvitje në ditë. Do super motivim. Vetëm disiplina të duhet.
Për garën që bëra tani bëra 1 vit stërvitje, u përkushtova 100%. Për mua rëndësi ka që rrethi im i ngushtë motivohen shumë nga unë. Shpresoj që të motivoj edhe shumë persona të tjerë.
Që 13 vjeç kur jam futur në palestër nuk dola më pastaj. I kam kushtuar jetën kësaj gjëje.