Pas drekës me Ilir Metën, Agron Duka sërish te ”Rogneri” për një takim tjetër të rëndësishëm me ish-deputetin Koço Kokëdhima.
Burime të ”Shuplaka”-s konfirmojnë se takimi mes tyre ishte i përqëndruar kryesisht te zhvillimet politike në vend.
”Një kafe pune, shkëmbim pikëpamjesh për situatën aktuale politike”, thonë burimet.
Duka, aleati i Lulzim Bashës dhe njëkohësisht kreu i Partisë Agrare Ambjentaliste i ka kërkuar publikisht kreut të LSI-së, Metës, mbështetje për protestën e demokratëve për të krijuar qeverinë teknike.
Pak pas takimit Kokëdhima u shpreh se ky kishte qenë një takim miqësor.
“Takimi me z.Agron Duka ishte një kafe miqësore, sepse ne jemi miq te hershëm. Por ishte një mundësi për të shkëmbyer pikëpamjet tona për situatën politike”.
Kokëdhima ka nisur prej nëntorit të shkuar bashkëbisedimet me bazën e PS-së për të prezantuar lëvizjen “Zgjidhja” e cila synon të reformojë dhe modernizojë PS-në si dhe të heqë partitë nga sundimi i kryetarëve. Pjesëmarrësit në bashkëbisedimet e Kokëdhimës kanë mundësi që të firmosin nismën ligjore qytetare “Unë zgjedh deputetin që dua”.
Nuk dihet se çfarë këshillash konkrete i ka dhënë Dukës Kokëdhima, por dihet se ish-deputeti është nga personazhet politikë që e njeh më mirë se kushdo kryeministrin Edi Rama, ndaj të cilit është drejtuar kërkesa për qeverinë teknike.(V.G/SHUPLAKA)