02:29 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Flet Kokëdhima: Puna më e mirë që bëri koalicioni, PDIU u mor për t’i bërë…

19:02 | 31/03/2017
në Politikë, Te Fundit
0
Flet Kokëdhima: Puna më e mirë që bëri koalicioni, PDIU u mor për t’i bërë…

Kryetari i Lëvizjes brenda PS, “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima, ka folur për krijimin e koalicionit PS-LSI në 1 prill të 2013, ndikimin e tij në këtë marrëveshje. Në rubrikën “Opinion”, Kokëdhima ka shpjeguar mënyrën sesi e ka parë ai ecurinë e deritanishme të koalicionit.

Ai thotë se ndërkohë që nesër shënohen 4 vite nga ky koalicion, prej tyre është bërë një punë e vlefshme, duke cilësuar si arritjen më të madhe reformën territoriale.

“Në 4 vite u ndoq politika e gërryerjes së koalicionit. Sot koalicioni ka arritur në pikën më të ulët morale. Nga Rama Koalicioni nuk u pa si mundësi për rritje kredibiliteti, por si mundësi për të mbuluar gërryerjen e PS”, tha Kokëdhima.

Ai shtoi se PDIU u mor në koalicion, për t’i bërë presion LSI-së.

“Për ecurinë e këtij koalicioni mund të shikohen edhe anët pozitive, edhe të metat, edhe punët e mira, edhe mangësitë. Ky koalicion ka bërë punë të mira e të vlefshme. Puna më e bukur besoj se është reforma territoriale. Në 4 vite te tij ky koalicioni nuk krijoi institucione të së majtës së bashkuar, nuk krijoi standarde të përbashkëta për qeverisje. Nuk i krijua komunikim dhe bashkëpunim që duhet të kishin dy aleatë strategjikë. Praktika e këtyre viteve ishte një praktikë e gërryerjes së koalicionit. Marrëdhënia në koalicionin e së majtës, është shumë e dobët. Është shkatërruar çdo vlerë besimi”,- tha ai.

“PDIU u pranua për kulturën diversive që ka lidershipi i PS në drejtim, dhe rikuperim duke importuar nga jashtë të gjithë erozionin që ai zhvilloi në PS. PS ka kaluar në këto 4 vite në gjendjen e saj më kritike në gjithë këto vite. Rama mori një parti të mirëfillte politike të organizuar në 20054, dhe sot ka një bashkësi parapolitike të zhytur në kaos ideologjik. PS është arratisur nga shinat e së majtës, dhe ka zhvilluar politika që vetëm me të majtën nuk kanë asnjë pikë lidhje. Për të kompensuar këtë rënie të pozitës elektorale të PS, përdoren këto lojëra politike. Edhe teoria që përmes marrjes së PDIU në koalicion të bëhej për të ndihmuar çështjen çame nuk është e vërtetë, unë mendoj se PDIU kur është në pusthet ka mundësi të ndikojë më shumë për çështjen çame, normalisht, por tani unë flas këtu për anën e shumicës. Nuk flas për PDIU, nuk kam asnjë paragjykim”,- tha Kokëdhima. (M.D/ Shuplaka)

Etiketa: koco kokedhima
Pas

Policët e veshur si civilë kapin tre makina të ngarkuara me drogë (VIDEO)

Para

Tre orë në komisariatin e policisë, Leonard Koka akuza të forta ndaj Çullhajt: Duan të largojnë vëmendjen nga droga!

Para
Leonard Koka lë Komisariatin e Policisë

Tre orë në komisariatin e policisë, Leonard Koka akuza të forta ndaj Çullhajt: Duan të largojnë vëmendjen nga droga!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tërmet me magnitudë 3.4 godet Fushë-Krujën, ndjehet edhe në Tiranë

Aksident në aksin Fier–Cakran, përplasen dy automjete/ tre të lënduar

25 vite Avokati i Popullit/ Spiropali: Kuvendi i angazhuar për të mos lënë asnjë raport në harresë

25-vjetori i Avokatit të Popullit, Ballanca: Mbrojtja e të drejtave është përgjegjësi e përbashkët

Kancelari gjerman: Gjermania do të paguajë pjesën e saj për mbrojtjen e Evropës

Izraeli heq kufizimet dhe rikthen aktivitetin e plotë në gjithë vendin

Pezeshkian: Të drejtat legjitime të Iranit nuk do të kompromentohen, dialog i hapur

Të paktën 40 viktima në Gaza pas arritjes së armëpushimit Iran-Izrael, njoftojnë mjekët

Fluturimet ndërkombëtare rikthehen pjesërisht në hapësirën ajrore të Iranit

Presidenti i Iranit: Jemi të gatshëm për negociata, por jo për kushte të imponuara

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.