08:50 | 02/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Flet kreu i Bashkisë Këlcyrë: Punimet në shtratin e Vjosës janë konstatuar në shtator, pse nuk i dhashë leje biznesmenit Hari Lena

13:03 | 06/10/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Flet kreu i Bashkisë Këlcyrë: Punimet në shtratin e Vjosës janë konstatuar në shtator, pse nuk i dhashë leje biznesmenit Hari Lena

Kreu i Bashkisë së Këlcyrës Klement Ndoni ka folur për ‘’Shuplakën” në lidhje me skandalin e punimeve në shtratin e Vjosës.

Në fotot e publikuara së fundi shihet qartë se në shtratin e lumit ka nisur ndërtimi i një ure, sipas denoncimeve që do t’i shërbejë biznesmenit të zonës Hari Lena.  

Ndoni thotë se ndërtimi është konstatuar në muajin shtator, ndërsa kur ai ka shkuar në vendin ku janë bërë edhe fotot nuk është gjetur njeri, ndërsa i është lënë detyrë Policisë së Rendit për të gjetur kush fshihet pas këtyre punimeve.

“Mesa di unë ky ndërtim ka filluar në fillim të muajit shtator, për momentin janë çuar vetëm material, kur kemi shkaur bashkë me Policinë nuk kemi gjetur njeri, i është lënë detyrë Policisë së Rendit që të gjejë se kush janë personat që po bëjnë këto punime”, shprehet Ndoni.

Ai saktëson se pas shkuarjes së Policisë dhe personelit të Bashkisë në vendin ku janë parë materialet e ndërtimit, në zyrat e Bashkisë është depozituar kërkesa për ndërtim nga ana e biznesmenit Lena.

‘’Tek ne nuk është paraqitur asnjë njeri, Policia ka ardhur te ne që të marrë mendimin në lidhje me punimet. Më pas është depozituar nga zoti Hari Lena për të kërkuar leje dhe ne nuk i kemi dhënë”, shprehet më tej kreu i Bashkisë.

Kryebashkiaku shprehet se disa nga shkaqet që leja nuk është dhënë janë sa mjedisore po aq edhe ligjore, pasi sipas tij deri në përfundimin e planit rregullues Bashkia nuk ka të drejtë që të jap leje.

‘’Edhe njëherë në momentin që kanë shkuar Policët është në fillim të shtatorit, sot nuk kam shkuar në terren, pasi çështja po mbahet në mbikqyrje nga Policia e Rendit. Tani të shkojnë personat e urbanistikës.

Kur kemi shkuar për herë të parë kemi mbajtur procesverbalin, dhe nuk ka ndryshim nga atëherë, është e njëjta që kanë dalë në foto, fotot që po qarkullojnë janë të shtatorit.

Ka shumë gjëra se pse nuk e kemi pranuar kërkesën e zotit Lena, që është nga shtrati i lumit, deri të moskompetenca e Bashkisë për të dhënë leje. Nga informacionet e mija kjo është situatë që në fillim të shtatorit dhe kjo nuk është e sotshme”, përfundoi Ndoni për ‘’Shuplakën”.

Sot Brizida Gjikondi ka denoncuar në shtatin e lumit  teksa i bënte një thirrje për Edi Ramën duke i cituar atij edhe një deklaratë që bënte pak kohë më parë për Vjosën.

Sipas aktivistes biznesmeni Hari Lena i cili ka fabrikën e ujit ”Trebeshina” kërkon të ngrej kullë betoni, dhe pas kësaj një urë mbi Vjosë për ta kaluar nga ana tjetër. 

Në ditët në vijim priten të tjera detaje në lidhje me këtë situatë në shtratin e Vjosës. 

(E.K/SHUPLAKA)

 

 

Etiketa: hari lenaklement ndonikreu i bashkisendertimi ne vjose
Pas

Masakra te Bulevardi “Zogu I”, dëshmia e Klevis Doçit: Kam qenë rastësisht aty

Para

Alarm për bombë pranë Ambasadës Amerikane në Tiranë, me urgjencë forcat e Policisë në vendngjarje

Para
Alarm për bombë pranë Ambasadës Amerikane në Tiranë, me urgjencë forcat e Policisë në vendngjarje

Alarm për bombë pranë Ambasadës Amerikane në Tiranë, me urgjencë forcat e Policisë në vendngjarje

Discussion about this post

 



Të Fundit

Flakë pa kontroll në Elbasan/ Zjarri në vendgrumbullimin e mbetjeve përshkallëzohet, forcat në alarm gjatë gjithë natës

Temperatura ekstreme, deri në 46 gradë celcius/ BE përballet me pasojat e krizës klimatike, zyrtarja e KE: Politikat “frikacake” pengojnë përballjen me emergjencën

Rritje e rasteve me Covid-19 në Evropë/ Varianti “Nimbus” më agresivi, shqetësim vaksinimi i ulët

Nuk po arrijnë të plotësojnë periudhën minimale të sigurimit, 52% e pensionistëve nuk morën pension të plotë në 2024-n

Të hënën takimi me Netanyahun, Trump: Jam i vendosur për t’i dhënë fund luftës në Gaza

Mbyllet zyrtarisht “USAID”, mbi 14 milionë persona mund të vdesin nga mungesa e ndihmave

Paralajmëron Trump: Deportimi i njerëzve të lindur në SHBA mund të jetë puna e radhës

‘Gjakun e lajm me gjak’, sulmohet shtëpia e italianit që vrau me armë 25-vjeçarin që tentoi ta grabiste! Policia dyshon në 3 persona sipas pistës së hetimit

Putin me Macron: Konflikti ukrainas pasojë e politikave të vendeve perëndimore

E rëndë në Greqi, 14-vjeçarja shqiptare bie nga një urë 10 metra e lartë, ndërron jetë në spital

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.