Mësuesi i gjuhë letërsisë, Ardi Stefa ka reaguar për provimin e gjuhës shqipe që nga studentët është konsideruar mbi nivelin mesatar dhe për të mbahen pròtesta prej 2 ditësh. Duke folur për Fax News, Stefa u shpreh se ishte nivel i lartë, ndonëse i përmbahej programit të maturës. Sa i përket përsëritjes së testit, thotë se është i vështirë pasi ankimet e nxënësve ndodhin çdo vit.
“Do të thoja që si nivel testi, ishte goxha më i lartë, pavarësisht se nuk dilte nga progrmi i maturës. Vështirësia qëndronte edhe tek disa pyetje evazive që nuk kërkonin të kontrollonin direkt njohuritë e nxënësve. E vështirë të thuhet se ishte i qëllimshëm se nuk jam hartuesi i tezës, por refuzoj ta pranoj një gjë të tillë, janë profesionistë me integritet. Thjesht konsideroj të papranueshëm faktin që në një vit kaq të vështirë sa ky kur maturantët kanë bërë mësim kaq vështirë, vetëm 4 muaj të ulur në bankat e shkollës. Para se testi të dilte, hartuesit duhet të ishin konsultuar me mësuesit e lëndës për shkallën e vështirësisë së testit”, tha Stefa.
Mësuesi theksoi se e konsideron të papranueshëm faktin që në provimin e letërsistë dhe gjuhës shqipe ishin dy tekste letrare të së njëjtën gjini.
“Testi që u testuan ishte shumë larg testit model që nxorri QSHA. Ndryshe ishin formuluar testet në provimin model, dhe ndryshe në provimin e maturës. E konsideroj të papranueshme që kishte dy tekste letrare të të njëjtës gjini, pra poezi dhe poemë pasi në këtë mënyrë për letërsinë janë dy zhanerë të rëndësishëm siç janë drama dhe proza”, tha Stefa.
Vijojnë pròtestat para Ministrisë së Arsimit, drejt së cilës është gòditur edhe me vezë ndërkohë që studentët kanë dorëzuar edhe një letër me kërkesa nga maturantët, të cilët kanë bërë edhe thirrje të forta për ministren: “Besa dil”.(A.M/Faxweb.al)
Discussion about this post