22:38 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Flet ministri KOKA pas zgjedhjes se Metes president: Uroj të dekretojë KABINETIN e parë të LSI-së

09:48 | 29/04/2017
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Flet ministri KOKA pas zgjedhjes se Metes president: Uroj të dekretojë KABINETIN e parë të LSI-së

Zgjedhja e Ilir Metës president i ri i republikës është shoqëruar me dhjetra reagime nga politikanë, anëtarë të LSI-së, analistë e shumë reagime ka patur në rrjete sociale.

Por i pyetur nga ”Shuplaka”, ministri i LSI-së, Lefter Koka, flet sërish për ngjarjen e papritur, votimin me 87 vota pro që bëri Metën president.

Sipas Kokës, Meta do të jetë presidenti i stabilitetit politik dhe se kreu i LSI-së ka marrë një detyrë me detyrim madhor ndaj shqiptarëve.

”Siç e thashë dhe në komunikimin tim social do të jetë presidenti i stabilitetit politik. Jam i bindur se Meta mori një detyrë me detyrim madhor ndaj shqiptarëve.”, thotë Koka.

Qe shumë e shpejtë zgjedhja e Metës, që pas sinjaleve të forta të kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi në Kuvend, se tashmë duhet ta zgjidhnin presidentin e ri. Meta u propozua nga 23 deputetë për të qenë presidenti i ri i vendit, por që para zgjedhjes së tij, nisën të përfliteshin emrat që do drejtonin LSI-në. Sipas statutit, LSI-ja do të vazhdojë të drejtohet nga nënkryetari i saj, Petrit Vasili, njëkohësisht ministër i Drejtësisë.

Dje në mbrëmje LSI-ja organizoi mbledhjen e kryesisë, dhe Koka, ndryshe nga shumë skeptikë për çfarë do ndodhë me LSI-në tani që kreu i saj u bë president, ka një tjetër parashikim. Sipas ministrit, Meta ka shokë, të cilët do të punojnë fort për zgjedhjet e ardhshme, pse jo dhe me urimin që të jetë Meta që të dekretojë qeverinë e parë të LSI-së.

”Unë besoj se Meta ka shokë e unë jam një nga ta, që do bëj që LSI të mbajë e të çojë më lart kontributin politik e shoqëror.

Them me bindje e garanci se sot shqiptarët kanë një njeri me integritet që jep siguri kombëtare e rajonale. Unë do i uroja Ilirit shëndet e familjes së tij të ndjehen krenar.

Së fundmi, dua të nënvizoj se ne sot jemi shumë për të dhënë kontributin e nevojshëm politik. Uroj president që të jeni ju që të dekretoni kabinetin e parë të LSI!”, thotë më tej për ”Shuplaka”-n, Lefter Koka. (V.G/SHUPLAKA)

Ilir Meta dhe Lefter Koka gjatë një ndeshje volejbolli me të rinjtë e LSI-së
Etiketa: ilir metaLefter Kokametapresident
Pas

Pas zgjedhjes së Metës president, LSI festë deri në orët e vona të natës (VIDEO)

Para

“Dakord ose jo, Meta është president legjitim i Shqipërisë”, gazetari tregon ç’mbetet për t’u bërë në këto raste

Para
Ironia e gazetarit me ditët e pushimit

“Dakord ose jo, Meta është president legjitim i Shqipërisë”, gazetari tregon ç’mbetet për t’u bërë në këto raste

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Bllokada detare nuk do të thyhet”, Izraeli paralajmërojn se do të ndalojë anijen e aktivistëve të nisur drejt Gazës

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA-ve, si funksionon dhe pse presidenti mund të marrë kontrollin e saj

Izraeli nuk do të lejojë Greta Thunberg të shkojë në Gaza

Parashikimi i zymtë për Ukrainën: Hakmarrja e Putin s’ka ndodhur ende

Bisedimet SHBA-Kinë vendosen në Londër, palët diskutojnë për herë të dytë tarifat tregtare

Zgjedhjet në dy komuna lokale, test për Vuçiçin

“Shpenzoni për mbrojtjen”, Rutte: Investoni 5% të GDP, ose filloni të mësoni rusisht

Dita e fundit e “Defender 25”, Ministri Vengu ndjek demonstrimet e trupave në Bizë

“Një provë gjeopolitike për Serbinë”/ Një kinez dhe një britanik arrestohen me urdhër të FBI-së, Beogradi midis Pekinit dhe Uashingtonit

Protesta në Spanjë, Partia Konservatore kërkon zgjedhje të parakohshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.