Ditën e djeshme ai mbajti në ankth jo vetëm familjarët, po edhe të gjithë që e ndoqën nga ekrani, pasi kërcënoi se do të hidhej nga një lartësi e konsiderueshme. Naftëtari Agim Myrdini rrëfen sot se cilat ishin arsyet që e çuan drejt këtij vendimi të rëndë për jetën. Dje ai deklaronte se kishte pa marrë rrogën disa muaj dhe se nuk kishte mundësi që të jetonte normalisht.
‘’ U plotësua ajo vetëm për tre rrogat, gjërat e tjera nuk janë plotësuar.Nuk është ndryshuar as kontrata, asgjë.Ky është një veprim që nuk di si do marrë rrugëzgjidhje, do shkoj apo nuk do shkoj në punë të ushqej këtë familje që kam krijuar’’, është shprehur Myrdini për ”Ora News”.
Naftëtari 60 vjeçar tregon se pas vdekjes së bashkëshortes së parë, dhe më pas vetëvrasjes së djalit të madh, e kanë ndjekur fatkeqësitë.
‘’Rrugëzgjidhje i kam dhënë vetes sime se nuk kam ku të shkoj më, nëse nuk do vërë dorë shteti… Tani po jetoj në mëshirë të fatit pasi edhe shtëpinë që kisha me qera ma ka bllokuar i zoti pasi nuk kisha mundësi të paguaja as dritat, 8 muaj. Qerane po ashtu se kisha paguar 6 muaj e ca. Mi ka bllokuar të gjithë plaçkat në shtëpi’’, ka vijuar ai.
Agim Myrdini thotë se kanë qenë familjarët ata që e detyruan të zbriste nga oxhaku i uzinës dhe atyre u detyrohet krijimi i një mundësie për një jetesë më të mirë. (E.K/SHUPLAKA)