09:57 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Flet nëna e Marvi Mihalit: Na ra të fiktë lajmin e dëgjova në radio, m’i gjeni një kostum djalit se do e bëj dhëndërr

08:37 | 03/08/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vrasja e 22-vjeçarit, policia merr në pyetje 4 të arrestuarit

Ditën e djeshme është dërguar për në banesën e fundit 22-vjeçari, Marvi Mihali.

Mes lotësh dhe dhimbjesh nëna e 22-vjeçarit, Mira Mihali ka treguar për “G.SH”, se lajmin për vdekjen e djalit  e ka marrë vesh  teksa ishte nisur me bashkëshortin e saj drejt Tiranës.

Meraku i saj i fundit për të birin ishte të vishej me një kostum, e të përcillej në banesën e fundit si një dhëndërr që s’arriti të bëhej kurrë.

“Unë dhe bashkëshorti ishim me pushime në Sarandë. Rreth orës 22:00 të së hënës e mora Marvin në telefon. E pyeta: ‘Marvi, ku je?’. Ai më tha se ‘jam në lokal duke pirë kafe’. I thashë: ‘Është vonë, të keqen mami, kthehu në shtëpi’. Ndërsa, djali më tha: ‘Të lutem, mami, mos më trajto si fëmijë’. ‘Mirë, të keqen mami. Më fal’. Kjo ishte biseda e fundit me tim bir”, – tha Mira Mihali. Vetëm pak minuta më pas, një telefonatë u ka ngrirë gjakun bashkëshortëve Mihali. “Marvi është aksidentuar”! Menjëherë prindërit e 22-vjeçarit janë nisur në Tiranë, por rrugës, në Tepelenë ata kanë mësuar lajmin e kobshëm për vrasjen e të birit.

Po udhëtonim drejt Tiranës me tim shoq, kur në Tepelenë dëgjuam në radio lajmin për vrasjen e djalit. Ishte e pamundur të vazhdonim më rrugën pasi na ra të fikët. Erdhi vëllai im nga Tirana dhe na mori në Tepelenë”, – tha nëna e viktimës, ndërsa shpërtheu në lot. Përmes ngashërimeve, ajo tregoi edhe për dhuratën që i kishin bërë Marvit, pasi këtë vit kishte mbaruar Bachelor-in në universitetin “Luarasi”. “I blemë djalit një makinë, por nuk e gëzoi”, është shprehur nëna e djalit.

(S.SH/Shuplaka)

Etiketa: marvi mihalimira mihalinena
Pas

220 milionë Euro çojnë Neymarin nga Barcelona te PSG, reagimet e para pas transferimit të çmendur

Para

Zjarr në të gjithë vendin, Demiraj: Zjarrëvënia e qëllimshme rrezikon sigurinë kombëtare

Para
Zjarr në të gjithë vendin, Demiraj: Zjarrëvënia e qëllimshme rrezikon sigurinë kombëtare

Zjarr në të gjithë vendin, Demiraj: Zjarrëvënia e qëllimshme rrezikon sigurinë kombëtare

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dosja “Partizani” në Gjykatën e Posacme, shorti për trupën gjykuese këtë të hënë

Itali/ Me 8 kg kokainë të pastër në makinë, karabinierët prangosin shqiptarin! E tradhtoi nervozizmi

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve

Ekspertët i konsiderojnë masa “shkatërruese” për Kremlinin/ Çfarë pritet nga sanksionet e reja të Trump ndaj Putin dhe si do të “goditet” ekonomia ruse

Wadephul: Shqyrtim i furnizimeve me armë për Izraelin

OKB: Irani po rrit pasurimin e uraniumit

Nga Mirdita në Bruksel e deri në Lezhë, hakmarrja mes dy fiseve! Këta janë vëllezërit Kaza, dy prej tyre të vrarë brenda një viti, njëri i dënuar me 22 vite burg

Merz do të takohet me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë më 5 qershor

FOTO/ Luis Enrique nderon vajzën e tij të ndjerë pas fitores së Ligës së Kampionëve

22 të vrarë pas sulmeve të fundit izraelite

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.