Ish-drejtoresha e Arsimit në Lushnjë, Liza Tabaku ka folur për herë të parë nga burgu pasi është dënuar për korrupsion.
Ajo është dënuar pas skandalit ku kërkonte favore seksuale në këmbim të vendeve të punës.
Tabaku tregoi për Enkel Demin në TVSH se ajo u fut në kurth.
“Unë kur u arrestova më thanë se për një vjedhje të djalit. Erdhi policia më tha eja shpejt se djali ka vjedhur një makinë SMART. Më gënjyen”,- tha Tabaku.
Ajo shprehet se i është bërë padrejtësi dhe se është detyruar të pranojë gjykim të shkurtuar.
Tabaku tha se djali i saj u kap me paratë e nje mësuesi, mirëpo ajo nuk ka lidhje me kete akuze. Ajo pranon ne nje fare mënyre se djali i saj merrej pa dijeninë e saj me emërimet ne arsim. Tabaku thote se burgosja e saj ka lidhje edhe me pozicionin politik.
“Une përfaqësoja LSI dhe kam qenë nën shënjestër. Por s’kam hequr asnjë njeri nga puna”, -tha ajo.
“E kam dëgjuar nga Ristani një gjë të tillë që kërkoja favore seksuale për eprorët. Jam ndjerë aq keq sa jam shtruar në Spital. Kam qenë me diabet. Unë sinqerisht jam ndjerë e diskriminuar nga këto. Nuk e di nga erdhi kjo akuzë. Unë doja të bëja një thirrje. Doja t’i drejtohesha Nikollës, më vjen shumë keq që kur preken interesat e tyre personale ata e ngrejnë shumë zërin. Por kur ka sulme të tilla ndaj institucioneve ato heshtin”,- tha Tabaku për akuzat mbi aferat seksuale. (M.D/ Shuplaka)
Discussion about this post